Aplikacione

5 aplikacione që i duhen çdo sipërmarrësi për të organizuar ditën

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
5 aplikacione që i duhen çdo sipërmarrësi për të organizuar ditën

1410979353-5-apps-every-entrepreneur-needs-stay-organizedPse të keni një sekretar personal kur smartfoni juaj mund të organizojë ditën tuaj, minutat tuaja, udhëtimet e biznesit, madje “rrëmujën”? Për sipërmarrësit, të kesh një smartfon me aplikacionet e duhura jo vetëm që ofron një mënyrë për t’ju mbajtur juve të ndërgjegjshëm rreth detyrave, por gjithashtu t’ju ndihmojë të jeni të përqendruar në atë çfarë dini të bëni më mirë: të mbani funksional një biznes.

Evernote

Një aplikacion i thjeshtë për tu përdorur që ju ndihmon të mbani mend çdo gjë përmes të gjitha pajisjeve që ju përdorni. Jo vetëm që bën të mundur të shkruani shënime, të ruani foto, të krijoni lista, të skanoni karta biznesi dhe të ruani përkujtues më zë, por gjithashtu e bën çdo gjë lehtësisht të arritshme. Si një sipërmarrës ju jeni të prirur të keni shumë takime, seminare ose konferenca që ju mbajnë larg zyrës suaj të rehatshme dhe për ketë një aplikacion smartfoni do të përmirësonte produktivitetin tuaj të përgjithshëm.

Triplt

Sipërmarrësit udhëtojnë, që do të thotë kanë për të pasur planifikime, orare, vonesa të minutës së fundit si dhe konfirmime. Triplt i mban të gjitha këto të organizuara në një vend. Thjesht duke konfirmuar e-mail-et e [email protected], ju mund të merrni itineratin e detajuar të çdo udhëtimi të përcaktuar. Aplikacioni është kaq i dobishëm saqë ju përqendron juve më shumë në faktin se ku po shkoni sesa sesi do të shkoni atje.

UberConference

Me një buxhet të limituar që çdo sipërmarrës operon, ju mund të përballoni koston e telefonatave përtej oqeaneve. Por kjo është e mundur vetëm kur keni një aplikacion të quajtur UberConference. Është një nga mënyrat më të përshtatshme për të bërë telefonata konferencë pa shpuar xhepat tuaj. Më një kontratë falas ju mund të bisedoni me pesë individë njëherësh dhe duke lidhur aplikacionin me rrjetet sociale mund të keni rrisni këtë numër deri në 17. Nuk është aspak një marrëveshje e keqe.

Scanner Pro

Shkrimi i një ideje të shkëlqyer në pjesën e pasme të një pecete në një konferencë, pagimi i faturave të këqija të një klienti të madh ose thjesht duke shkruar një proçes në dërrasë të zezë. Këta janë gjërat që zakonisht harroni pas një ditë të lodhshme pune dhe ditën tjetër do të dëshironi të kishit Scanner Pro në xhepin tuaj. Scanner Pro e transformon iPhone dhe iPad-in tuaj në një skaner portativ. Kështu që herë tjetër që ju keni impuls elektrik në formë mendimi në kokën tuaj dhe nuk u kujtohet saktësisht çfarë, ju e dini cilin aplikacion të kërkoni.

Dropbox

Të gjithë e dimë se Dropbox ju lejon të ruani të gjitha fotot, dokumentet, dhe videot tuaja dhe më pas ti ndani me njerëzit lehtësisht. Teksa shumë prej nesh tashmë e kanë në kompjuterët e tyre, aplikacioni mobil i Dropbox është një opsion edhe më i mirë për sipërmarrësit. Mundësia për të aksesuar të dhënat tuaj kudo është e paçmueshme. Ju mund të shikoni një dokument në smartfonin tuaj, laptopin dhe tabletin njëkohësisht. Ju kursen kohë dhe para. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>