Siguri

5 alternativa zgjidhjeje nëse nuk doni ta bëni publike adresën e e-mail-it

Jan 21 2014
0 Shpërndarje
5 alternativa zgjidhjeje nëse nuk doni ta bëni publike adresën e e-mail-it

email-thumbnailAskujt nuk i pëlqen që t’i mbushet kutia e postës elektronike me kërkesa të padobishme nga njerëz të panjohur, me mesazhe spam etj. Por, nëse e jepni adresën e e-mail-it rregullisht nëpër uebfaqe, ka shumë mundësi që t’ju ndodhin këto gjëra.

Pavarësisht rreziqeve që na vijnë në këto raste, e-mail-i mbetët mjeti më i shpejtë dhe më i lehtë i komunikimit profesional. Megjithatë, ka edhe disa mënyra të tjera për të marrë mesazhet që ju duhen por pa ngarkuar inbox-in me e-mail-et me mesazhe të panevojshme. Më poshtë po ju paraqesim 5 alternativa:

1. Shortmail

Përdorimi i Shortmail është një nga mënyrat më të thjeshta për komunikuar me njerëzit. Shërbimi lejon maksimalisht 500 karaktere dhe nuk lejohet të bashkangjitësh materiale.

2. Përdorimi i formularëve

Në vend që të jepni adresën e e-mail-it, mund t’u kërkoni personave të plotësojnë një formular në uebfaqen tuaj. Më pas, mund të bëni që ato mesazhe t’ju vinë në inbox apo t’i dërgoni në sektorë të ndryshëm të kompanisë suaj. Disa shërbime vendosin edhe kufizime karakteresh në mënyrë që mesazhet të jenë sa më konçize.

3. Twitter

Në varësi të industrisë ky operoni, Twitter mund të jetë një opsion i mirë për të mbetur në kontakt me të tjerët. Për biseda më të gjata dhe më private, mund të përdorni gjithmonë mesazhet direkte.

4. Të bësh forward mesazhet e një adrese në një tjetër

Të mbash një adresë të veçantë për ta bërë publike mund të jetë opsion shumë i mirë por jo gjithmonë është e lehtë të menaxhosh të paktën dy llogari të ndryshme. Ajo që mund të beni në këtë rast është të bëni forward e-mail-eve në llogarinë tuaj, në një folder të veçantë.

5. Telefoni

Të japësh numrin e telefonit është po aq keq sa të japësh e-mail-in, por nëse keni një numër zyre apo një sekretarë që merret me telefonatat, kjo do të ishte një mënyrë e mirë. Mund të vendosni rregulla që nëse nuk e njihni numrin që po telefonon, mesazhi të shkojë në voicemail. Gjithashtu mund të bllokoni numrat që nuk dëshironi t’ju telefonojnë.

Tags >

email
Lajmet e fundit>