Business & Management

5 aftësi që duhet t’i zotërojë çdo aplikant i fushës cloud

Jan 30 2013
0 Shpërndarje
5 aftësi që duhet t’i zotërojë çdo aplikant i fushës cloud

Cloud Nuk ka rëndësi nëse jeni profesionist IT-je apo profesionist biznesit. Teknologjia cloud po ndikon në punën tuaj dhe aftësitë për të punuar me të nënkuptojnë progres në karrierë.

Për profesionistët e biznesit do të thotë të kuptojnë mirë për teknologjinë e informacionit. Për profesionistët e IT-së do të thotë të kuptojnë më mirë biznesin. Numri i pozicioneve të IT-së që kërkon aftësitë qoftë për të ndërtuar shërbime cloud apo edhe për të projektuar ndërfaqen e tyre po rritet. Sipas një raporti të kohëve të fundit, vetëm 5% e punonjësve të IT-së janë “gati për cloud”. Nëse ky raport është i vërtetë apo jo, rëndësi ka që na tregon se tregu po rritet me shpejtësi dhe njëkohësisht me të edhe aftësitë e kërkuara.

Pozicione që fokusohen tek cloud-i përshijnë inxhinier softuerik në cloud, ekzekutiv i shitjeve cloud, inxhinier cloud-i, zhvillues cloud-i, administrator i sistemeve cloud, konsulent cloud-i, inxhinier i sistemeve cloud, inxhinier i rrjetave cloud dhe menaxher produktesh cloud. Gjithsesi këto janë vetëm disa shembuj nga tregu i gjerë i punëve në cloud.

Së fundmi, kanë filluar të marrin trajtë edhe disa nga aftësitë e nevojshme për një pozicion të integruar në cloud:

1. Aftësi inovacioni dhe vizion. Kjo është ndoshta më e rëndësishmja dhe njëkohësisht më e kërkuara. Duke qenë se cloud-i prezanton një mënyrë totalisht të re të të bërit biznes, nevojiten ide të reja se si mund ta përdorë kompania atë për të lançuar produktet apo shërbimet e fundit dhe për të rritur të ardhurat.

2. Komunikim në biznes, lidership dhe aftësi për menaxhimin e projekteve. Një nga arsyet kryesore pse po kalohet drejt cloud-it është përmirësimi i biznesit. Prandaj, është e nevojshme që të arrihen të identifikohen alternativat më të mira të implementimit të cloud-it dhe t’i komunikohen ato biznesit. Nga ana tjetër, një punë e përqendruar në cloud është e mbushur me projekte të cilat kërkojnë aftësitë e duhura për t’u menaxhuar.

3. Marrëdhënie me shitësit dhe aftësi negocimi. Biznesi është biznes. Kompania ka nevojë që të vazhdojë të operojë dhe për këtë nevojiten aftësi që përfshijnë mbajtjen e kontakteve me shitësit, ofrimin e mbështetjes për çdo paqartësi apo problem që mund të kenë, negocim për arritjen e kontratave dhe monitorimin e analizimin e tyre.cloud computing

4. Arkitekturë biznesi, aftësi analizuese dhe planifikuese. Arkitektura që duhet të përdoret varet nga lloji i biznesit dhe shërbimeve që ai ofron. Pra, në pozicionet në cloud duhet të dish të përkthesh nevojat e biznesit në teknologjinë e përshtatshme cloud. Me rëndësi të madhe është edhe identifikimi i boshllëqeve, impakteve strategjike, financiare apo risqet që mund të vijnë nga cloud-i.

5. Aftësi teknike. Edhe pse e fundit në listë, është e natyrshme që çdo menaxher apo profesionist që përdor apo shpërndan shërbimet cloud duhet të ketë një nivel të caktuar teknik. Përgjithësisht kërkohen aftësi në inxhinieri softuerike si për shembull zhvillimi i aplikacioneve për cloud, me fokus të veçantë në ato që zhvillohet në standarde të hapura, zhvillim rrjeti, aftësi monitoruese dhe aftësi që lidhen me sigurinë. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>