Siguri

41% e adoleshentëve amerikanë këshillohen me prindërit për privatësinë online

Aug 21 2013
0 Shpërndarje
41% e adoleshentëve amerikanë këshillohen me prindërit për privatësinë online

TeenComputerNdërkohë që numri i adoleshentëve që ndajnë të dhënat e tyre personale në ueb po rritet, një studim i fundit tregon se të rinjtë amerikane kanë filluar të kujdesen ndjeshëm për informacionet tyre.

Të dhënat e mbledhura nga Qendra Kërkimore Pew zbulojnë se edhe pse adoleshentët të moshave 12-17 kanë një tendencë të menaxhojnë privatësinë e informacioneve të tyre, shumica e tyre, rreth 71% janë në kërkim të mbledhjes së informacioneve se si ti ruajnë këto të dhëna personale.

Mënyra më e famshme që këta të rinj mbledhin udhëzime se si ti ruajnë të dhënat e tyre online vjen nga miqtë (42%) dhe rreth 41 % e tyre i janë rikthyer udhëzimeve të marra nga familjarët e tyre kryesisht prindërit.

“Është interesante gjetja prej 41 % të adoleshentëve që pyesin prindërit, duk ditur që ata mundohen ti fshehin këto të dhëna po nga prindërit” – shkruan Amanda Lenhart, drejtuese e kërkimit tek Qendra Kërkimore Pew.

Rezultatet e nxjerra nga kërkimi përfshijnë: Moshat 12-13 janë më të motivuar të pyesin të tjerët, dhe jo vetëm prindërit, por edhe ata që janë më të mëdhenj në moshë se ata.

Ndërkohë që vajzat, konkretisht 75 % e tyre kujdesen më shumë se djemtë dhe 66% marrin udhëzime mbi privatësinë e të dhënave të tyre. Metoda të tjera të informimit përfshijnë udhëzime nga kushërinjtë 37%, vizitojnë uebfaqe për udhëzime 13 %, mësuesit e tyre 9% dhe burime të tjera 3%. (CIO Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>