Karriere

4 rolet e CIO-ve të gjeneratës së ardhshme

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
4 rolet e CIO-ve të gjeneratës së ardhshme

Një raport i ri i kryer nga Constellation Research thotë se këta tre faktorë kanë shtuar shumë punë në rolin e një CIO-je gjatë pesë viteve të fundit dhe kush i injoron ato, do ta vërë karrierën e vet në rrezik. Fillimisht, teknologjia e konsumatorëve zotëron teknologji inovative që redukton influencën menaxhuese të CIO-ve. Së dyti, sistemet e trashëguara gjatë investimeve Y2K po vështirësojnë avancimet e sistemeve.

Përfundimisht, ritmi i avancimeve të teknologjisë ka tejkaluar aftësitë për adoptim. CIO i së ardhmes nuk do të shohë projekte disamilionëshe të IT-së dhe nuk do të udhëheqë ndryshimin organizativ përmes adoptimit të teknologjisë, thotë CEO i Constellation Research dhe analisti Ray Wang. Në vend të kësaj, definicioni i tij do të jetë më i gjerë dhe i kërkon atij t’i japë biznesit më shumë vlera, profitabilitet dhe diferencim të tregut.

Raporti thotë që një CIO aktual duhet të perfeksionojë katër rolet e tij për t’iu përshtatur ambientit të ri.Wang thotë se CIO që dështon të evoluojë në këto role të reja, do të humbasë funksionet e tij në ekipet e biznesit. “Disa ekzekutivë biznesesh tashmë kanë filluar të luajnë rolet e CIO-ve në shumë kompani me të cilat ne punojmë”, shton ai.Roli i ri i CIO-s do të balancojë aktivitetet e jashtme me ato të brendshme dhe do të materializojë në mënyrë të barabartë kursimet e teknologjisë me ato të biznesit. Disa CIO do të sjellin ekspertizën e një roli, por top CIO-t do të provojnë të perfeksionojnë të katër rolet, thotë ai.Sipas raportit, këto janë katër rolet dhe aftësitë e CIO-ve të rinj që duhen për të qenë të suksesshëm.

1. Chief “Infrastructure” Officer

Sipas Wang, shumica e CIO-ve tashmë janë të familiarizuar me këtë rol dhe tran zicioni në të do të jetë shumë i lehtë. Këta Chief Infrastructure Officers fokusohen në reduktimin e kostove, duke kontrolluar më se 65 deri 70 për qind të buxhetit të përgjithshëm. Shumica e projekteve kanë si prioritet sinjalizimin dhe menaxhimin e sistemeve trashëguese. Sipas raportit, këta nëpunës infrastrukture do të tentojnë të fokusohen në anën e teknologjisë dhe aktivitetet e brendshme.Wang thotë se roli i Chief Infrastructure Officer është duke u bërë një kompetencë themelore, por po i kushtohet shumë pak vëmendje.

2. Chief “Integration” Officer

Ky rol paragjykohet si i lehtë për transformim dhe përdoret për menaxhimin e vetëm 5 deri në 10 për qind të buxhetit të përgjithshëm. Ai ofron procese të ndryshme biznesi, të dhëna, sisteme, sisteme trashëguese dhe afrime të reja të bazuara në cloud. Chief Integration Officers tentojnë të fokusohen si në anën e teknologjisë ashtu edhe në aktivitetet e jashtme.

3. Chief “Intelligence” Officer

Në raport thuhet se Chief Intelligence Officers menaxhojnë rreth 10 deri në 15 për qind të buxhetit të përgjithshëm dhe përpiqen të përmirësojnë aksesin e përdoruesve të biznesit në informacione. Ky rol fokusohet në anën e biznesit dhe aktivitetet e brendshme, orvatet të lidhë të dhënat e duhura me personin e duhur dhe në kohën e duhur.Wang thotë se “përderisa shumica e funksioneve të infrastrukturës janë duke u vendosur në ambientet cloud, roli i Chief Intelligence Officer është duke u bërë njëri prej roleve më të rëndësishme”.

4. Chief “Innovation” Officer

Sipas raportit, thuhet që Chief Innovation Officers kanë për obligim që të investojnë 5 deri në 10 për qind të buxhetit të tranpërgjithshëm dhe duhet të ofrojnë inovacione për biznesin. Ky rol zakonisht ka një prapavijë biznesi dhe “vepron shpejt, dështon shpejt dhe vazhdon më tej”. “Chief Innovation Officer është njëri prej roleve më të rëndësishme në të cilin një CIO has vështirësi për t’u adoptuar”, thotë Wang. “Ky rol kërkon njohuri të mira të strategjisë së biznesit dhe gjithashtu njohuri të mira të teknologjisë. Shumë shpesh, këto teknologji nuk mbulohen në treg dhe kërkojnë ekipe për adoptim të hershëm.”Përveç aftësive themelore, Wang thotë se CIO-t e gjeneratës së ardhshme duhet të kenë edhe aftësi që të:

1. Vlerësojnë shpejt se cilat teknologji ofrojnë përfitime për organizatat e tyre
Organizatat udhëheqëse do të riinvestojnë në buxhetet e kërkimeve dhe proceset e brendshme që informojnë, përhapin dhe përgatisin organizatat e tyre për një ritëm të shpejtë në adoptimin e teknologjisë.

2. Dizajnojnë modelet e bizneseve të gjeneratës së ardhshme
Liderët e IT-së duhet të identifikojnë pjesët se ku këto teknologji mund të bëjnë diferencimin përmes modeleve të reja të biznesit, të rrisin fitimin dhe të shpërndajnë efektshmëri për të kursyer para.

3. Financojnë inovacione përmes përshtatjes së trashëguar
Buxhetet e IT-së pritet të mbeten relativisht të ulëta gjatë 2011-ës. Dhe si rezultat, shumica e teknologjive dhe modeleve të biznesit të gjeneratës së ardhshme duhet të financohen përmes përshtatjes së investimeve ekzistuese.

Kristin Burnham mbulon Teknologjinë e Konsumatorit, SaaS, Rrjetet Sociale dhe Web 2.0 për CIO.com. Ndiqeni atë në Twitter @kmburnham. Ndiqni gjithçka nga CIO.com në Twitter @CIOonline dhe në Facebook. Dërgojini email në [email protected]

Lajmet e fundit>