Karriere

4 arsye pse bizneset duhet t’i marrin seriozisht etiketimet hash

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
4 arsye pse bizneset duhet t’i marrin seriozisht etiketimet hash

facebook hashtagTë ashtuquajturat etiketime hash (hashtags) janë shndërruar në një pjesë të rëndësishme të ambientit online. Ato kanë filluar të adaptohen nga shumë e shumë media sociale, me të fundit prej tyre, Facebook-u.

Etiketimet hash jo vetë që i mundësojnë përdoruesit të krijojnë fjalë kyçe në postime, thjesht duke vendosur një simbol (#) para, si për shembull #PCWorldAlbanian. Në këtë mënyrë, këto fjalë bëhen të klikueshme dhe mund të kërkohen postime të tjera që e përfshijnë fjalën.

Megjithatë, shumë biznese nuk e kuptojnë ende rëndësinë e tyre. Mundësia për të etiketuar dhe kërkuar duke përdorur etiketimet hash mund të përdoret në një sërë aspektesh të komunitetit të biznesit për të sjellë avantazh. Ja katër prej tyre:

#Promocion

Sipas një sondazhi të bërë nga Radium, 51% e të anketuarve u shprehën se do të ishin të gatshëm të shpërndanin etiketimet hash të kompanisë nëse atyre u jepeshin ulje çmimi apo mundësi për të fituar produkte. Në këtë mënyrë keni mundësi të fitoni klientë të rinj, por njëkohësisht edhe të gjurmoni aktivitetin e promocioneve tuaja.

#Bisedë

Etiketimet hash hapin mundësi të reja komunikimi në mediat sociale lidhur me kompaninë tuaj. Ato mund të përdoren në bisedat e përditshme mes përdoruesve. Në këtë mënyrë, keni mundësi të ndiqni se çfarë thuhet për ju për të pasur një ide më të qartë se çfarë mendimi kanë konsumatorët për kompaninë tuaj.

#Shenjëstrim

Ka disa mjete të reja marketingu të cilat i ndihmojnë kompanitë të targetojnë fusha specifike apo njerëz bazuar në etiketimet hash. Për shembull, nëse dëshironi të shenjëstroni njerëz që duan të blenë një shtëpi të re mund të kërkoni me #newhome (#shtëpiere).

#Inovacion

Duke qenë se etiketimet hash mund të konsiderohen relativisht të reja në botën online, mbetet shumë vend për inovacion. Pavarësisht faktit se ato kanë filluar të shfrytëzohen siç duhet nga bizneset, ka ende mundësi të pafundme se çfarë mund të bëhet me to. Për shembull, kompani të mëdha si Amercan Express kanë prezantuar plane për t’i lejuar konsumatorët të blejnë përmes përdorimit të etiketimeve hash. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>