Aplikacione

4 aplikacione për pengesa minimale dhe produktivitet maksimal gjatë punës në desktop

Aug 12 2013
0 Shpërndarje
4 aplikacione për pengesa minimale dhe produktivitet maksimal gjatë punës në desktop

Produktiviteti maksimal është çelës, kështu që rrini në ndjekje me shkarkimet dixhitale që i mbajnë pengesat larg. Këtu mund të shihni disa shtojca esenciale për Google Chrome, por ata që janë të varur shumë nga interneti, softuer super të fuqishëm për Mac dhe PC. Nëse keni rreth një milionë “tabe” të hapur tani ose jeni në lehtësi duke u tërhequr nga gjërat e parëndësishme në rrjetet shoqërore, kthehuni tek këto katër aplikacione për të qenë pa pengesa gjatë punës tuaj në desktop.

Stay Focused (falas) – Mbytni joshjen për të mbetur të humbur në inboxin e e-mailit tuaj ose në cicërimat në Twitter duke kufizuar kohën që mund ta shpenzoni në ato faqe. Kjo shtojcë për Chrome bllokon faqet që i zgjidhni sapo të keni filluar kohën e ndarë. Për ata që janë shumë të penguar, ekziston Opsioni Nuclear, që bllokon tërësisht faqet, pa pasur rrugë për anulim pas aktivizimit.

Nanny për Google Chrome (falas) – Kjo shtojcë ndalon faqet gjatë një kohe të caktuar të ditës, të quajtura “blockset”. Ofron po ashtu statistika të hollësishme rreth asaj se sa kohë dëshironi të humbni ose të shpenzoni në disa faqe të caktuara.

Controlled Multi-Tab Browsing (falas) – Nëse, sikur ne, keni shumë tabe të hapur gjatë punës tuaj, ajo hapësirë e juaja me shumë dritare mund të ndikojë në produktivitetin tuaj. Kjo shtojcë mundëson vetëm një numër të kufizuar të tabeve që të hapen, kështu që ju mund të angazhoheni në mënyrë më aktive në ato që po i bëni.

Freedom (10 dollarë) – Ky softuer për Windows dhe Mac ndalon internetin për deri në tetë orë. Përdoruesit mund të caktojnë se sa minuta liri do të donin që të kenë përpara se të ndalen sërish mundësitë për qasje në internet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>