Business & Management

4.8% e importeve shqiptare për pajisje IT

Aug 31 2012
0 Shpërndarje
4.8% e importeve shqiptare për pajisje IT

Importet e produkteve të teknologjisë së informacionit zënë 4.8% të totalit të importeve të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, pesha e këtyre mallrave ka njohur një rritje modeste gjatë pesë viteve të fundit me 0.3 pikë përqindjeje.

Megjithatë, duhet thënë se Shqipëria është ndër vendet e rajonit me shpenzimet më të larta për të blerë nga jashtë pajisje të teknologjisë së informacionit, në raport me totalin e importeve.

Për shembull, në Maqedoni këto produkte zënë 4.7% të importeve, ndërsa në Serbi 4.2%. Akoma më mbrapa në këtë renditje qëndrojnë Mali i Zi, ku pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit zënë 3.6% dhe Bosnjë-Hercegovina, ku këto mallra zënë 2.9% të totalit të importeve.

Lidhur me Kosovën, nuk disponohen të dhëna të sakta për këtë tregues. Në vitet e fundit Shqipëria ka njohur një zhvillim të vrullshëm të tregut të teknologjive të informacionit, e shprehur në rritje të përdorimit të kompjuterave personalë, internetit dhe telefonisë së lëvizshme.

Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, numri i familjeve me kompjutera personalë është afro 16% e totalit, ndërsa internetin vlerësohet se e përdorin rreth 5% e popullsisë së Shqipërisë.

Akoma më i lartë është penetrimi i telefonisë celulare, që ka kaluar nivelin 180%. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>