Mobile

35% përdorin aplikacionet mobile në shtrat

May 12 2011
0 Shpërndarje
35% përdorin aplikacionet mobile në shtrat

alt35% e pronarëve të iPhone dhe Androidëve përdorin aplikacione si Facebook dhe të tjera në celularët e tyre para se të ngrihen nga shtrati, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania për pajisje telekomunikuese Ericsson.

Aktivitetet më të shpeshta në shtrat janë qasja në rrjetat shoqërore. 18% e përdoruesve lidhet derisa në janë shtratë, ndërsa aplikacioni i përdorur më së shpeshti është Facebook, thuhet në raport.

Sot, Facebook ka më shumë se 250 milionë  përdorues aktiv që qasen në faqe me anë të celularëve të tyre, bazuar në statistikat e vet faqes. Prodhuesit e celularëve po mundohen të rrisin shitjet duke shtuar integrim më të fortë të Fecbook në produktet e tyre. Për shembull, HTC ka lansuar ChaCha dhe Salsa të bazuar në Android, të cilat kanë të dedikuar një buton enkas për Facebook. INAQ dhe Sony Ericsson kanë përmirësuar integrimin e Facebook në disa prej celularëve të tyre të mençur.

Vitin e ardhshëm do të shohim edhe më shumë prodhues celularësh duke bërë të njëjtën gjë, por pastaj ata do të duhet të gjejnë mënyra tjera për të diferencuar produktet e tyre.

Rrjetet shoqërore mbeten të rëndësishme kur njerëzit zgjohen nga gjumi, me 22% të përdoruesve që kyçen në mëngjes, dhe 20% tjerë bëjnë kyçjen e fundit kur shkojnë në shtrat para se të flenë. Sidoqoftë, koha më e popullarizuar për të kontrolluar çfarë po bëjnë miqtë e tuaj është vonë në mbrëmje para se të shkojnë në shtrat, thuhet në raport.

Koha kur më së paku përdoren celularët e mençur është gjatë darkë, por 26% e përdoruesve as në këtë kohë nuk mund t’i largojnë pajisjet e tyre elektronike mënjanë.

Sondazhi i Ericsson gjithashtu thekson edhe interesimin në tableta. Kur të gjithë rrespodentët amerikan janë pyetur se çfarë pajisjesh do të blenin, shumica prej tyre preferonin një tabletë si laptop – 16% deklaruan që laptopi ishte pajisja që ata do të planifikonin të blenin kundrejt 13% që kishin sytë e drejtuar kah tabletat.

Një celular i zakonshëm ishte zgjedhje për 19% përderisa vetëm 6% planifikonin të blenin netbook.

Lajmet e fundit>