Internet

3,000 Ueb faqe kalojnë në IPv6

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
3,000 Ueb faqe kalojnë në IPv6

Para dy ditësh, rreth 3,000 Ueb faqe të rëndësishme përfshirë Google, Facebook, YouTube dhe Yahoo, si dhe ofruesit kryesor të shërbimeve të Internetit kanë filluar përkrahjen e tyre për IPv6. Asgjë nuk ndodhi. Ose mbase duhet të thuhet që asgjë e keqe nuk ndodhi, e që në fakt kjo është një gjë e mirë.

Bota shpejt po largohet nga adresat e vjetra IPv4, me pothuajse 3.7 miliardë lëshime. Janë dy rrugëdalje: 1) ndërlikimi i mëtejmë i Uebit duke radhitur grupet e serverëve Network

Address Translation (NAT) që i ngadalësojnë gjërat, që ngadalëson lidhjet e brendshme si VoIP dhe dërrmojnë shërbimet e mira dhe të këqija, ose 2) kalimi në IPv6 me adresat 128-bit që do të mundsonte dhënien e një adrese IPv6 jo vetëm çdo personi dhe pajisjeje, por çdo “çorape”, duke mundësuar komunikimin me qindra miliarda pajisje. Po çorapët që zhduken në tharëse?

Dhe kjo është gjoja ajo që ka ndodhur të mërkurën përveç që rreth 80 për qind e Internetit vazhdon ta ketë IPv4, dhe do të jetë vazhdoj të jetë kështu derisa tepër faqe dhe ofrues të shërbimeve kalojnë në IPv6 dhe ruterë të tjerë shiten me përkrahje për IPv6. Derisa disa ruterë për shtëpi kanë pasur mundësiii me vite për IPv6, shumica nuk e kanë, kështuqë fushatat e reklamave na nxisin të blejmë gjëra të reja.

Por as IPv6 nuk do të mund t’i kapë keqbërësit, pasiqë ata duket të jenë gjithmonë një hap para teknologjisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>