Marketing

3 taktika të rëndësishme si t’ju bësh marketing femrave

Aug 8 2012
0 Shpërndarje
3 taktika të rëndësishme si t’ju bësh marketing femrave

Historikisht, femrat kanë pasur dhe kanë ndikim të madh në blerje – ato janë 85% e forcës blerëse amerikane. Duke qenë kështu, firma të ndryshme kanë krijuar fushata strategjike marketingu që synojnë vetëm audiencën femërore.

Marketingu përmes medieve sociale vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga kompanitë që duan të targetojnë veçanërisht femrat që përdorin shpesh internetin dhe blogjet.

Një sondazh i realizuar nga Women’s Marketing Inc. dhe SheSpeaks nxorri në pah disa taktika që duhen mbajtur parasysh kur tenton të synosh demografinë e femrave.

1. Femrat janë më tepër të prirura të blejnë nga firma që i ndjekin rregullisht

Femrat ndjekin më tepër rrjetet sociale sesa meshkujt dhe janë më tepër të pranishme në to. Vetëm në Facebook, ato janë 55% më aktive se meshkujt. Poashtu, 55% e femrave tentojnë të blejnë produkte apo shërbime nga kompanitë të cilat i ndjekin në rrjetet sociale.

Bonnie Kintzer, CEO tek Women’s Marketing Inc., shprehet se “Fillimisht duhet të njihni klientët tuaj dhe të qartësoni se cilët kërkoni t’i targetoni. Kush është ajo dhe çfarë blen? Cilat media sociale përdor më tepër, ku blen më tepër? Nëse ju përgjigjeni pyetjeve të tilla, atëherë e keni të lehtë të dini ku të përqëndroheni.”

2. Femrat përdorin mediat sociale për të lidhur aspekte të ndryshme të jetës së tyre

4 në 10 femra mendojnë se përfitimi i parë i medieve sociale është komunikimi dhe mbajtja e lidhjeve me familjarët dhe miqtë. Ndërsa 37% e tyre mendojnë se përfitimi kryesor janë kuponët, ofertat dhe njoftimet nga marka të ndryshme.

Këto të dhëna tregojnë se femrat fillimisht i përdorin mediet sociale për t’u lidhur me personat e afërm dhe më pas për të marrë të reja nga firma të ndryshme. Përpiquni të kombinoni këto dy aspekte me njëri-tjetrin. Me një fjalë, realizoni plane të tilla marketingu që femrat të fillojnë të ndajnë produktet e kompanisë suaj me njëra-tjetrën.

Pothuajse 72% e femrave i përdorin mediet sociale për të integruar aspekte të ndryshme të jetës si familja, puna dhe aspektet personale.

3. Segmentoni tregun

Mos u përpiqni të arrini të gjitha femrat me të njëjtën strategji marketingu. E vërteta është se brenda kategorisë së femrave ka shumë ndryshime në preferenca, duke nisur që nga mosha e deri tek formimi dhe kultura e tyre.

Në përgjithësi, sapo zgjohen në mëngjes 46% e femrave hapin celularin e tyre dhe 31% e tyre kompjuterët. Këto të dhëna tregojnë se për të arritur audiencën më të madhe të mundshme të femrave, duhet të zhvilloni një strategji marketingu të fuqishme për pajisjet mobile.

Mos harroni të shqyrtoni me kujdes edhe moshën dhe demografinë e femrave që kërkoni të targetoni, pasi janë të dhëna të rëndësishme që influencojnë në pëlqimin e kompanisë suaj. Femrat nën 40 vjeç kanë më tepër mundësi të kontrollojnë fillimisht celularin e tyre, ndërsa ato mbi 40 vjeç tentojnë të kontrollojnë më tepër kompjuterët ose të shohin TV.

Për të targetuar femrat, duhet të dini se çfarë media përdorin gjatë ditës. Planifikoni një fushatë të integruar marketingu, në disa lloje mediash. Një konsumator potencial ka më tepër shanse të mbajë mend një reklamë që e dëgjon disa herë në vende të ndryshme. (CIO Albanian)

Tags >

marketing
Lajmet e fundit>