Harduer

3 tabletët më të mirë për CIO-t që janë gjithmonë në lëvizje

Jan 12 2014
0 Shpërndarje
3 tabletët më të mirë për CIO-t që janë gjithmonë në lëvizje

Tabletët po përhapen me shpejtësi nëpër kompani. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga IDC, shitjet e PC-ve do të bien edhe më shumë duke arritur një rekord, të paprekur më parë, prej 10.1%. Por përse po ndodh kjo rënie? Gjatë viteve dhe veçanërisht vitit të kaluar, Apple, Amazon, madje edhe vetë Microsoft po i shtyjnë përdoruesit drejt pajisjeve mobile, edhe në biznes. Në këtë mënyrë, ata kanë më tepër kontroll dhe mund të qëndrojnë gjithmonë në kontakt.

Tableti ju jep vetëm me disa prekje gishti akses në e-mail, në internet përmes një shfletuesi të shpejtë, në aplikacionet që i përshtaten biznesit apo ato që i keni ndërtuar vetë ju për biznesin tuaj etj. Përmes tyre mund të hyni nëpër serverët e kompanisë dhe të gjitha këto kanë një kosto të ulët (gjë që i pëlqen rangjeve të larta të menaxhimit të kompanive). Për më tepër, interneti 3G dhe 4G kanë qenë katalizatorët kryesorë të këtyre ndryshimeve të mëdha.

Megjithatë, zgjedhja e modelit të përshtatshëm mund të jetë e vështirë. Tabletët që ka përzgjedhur CIO.com për këtë artikull janë tre. Ata kanë ekrane 10 inç, i ekzekutojnë mirë aplikacionet e biznesit si dhe ju japin mundësi të rekaksoheni duke luajtur lojëra apo duke lexuar libra para një mbledhjeje.

Apple iPad Air

iPad_AirPadyshim lideri i gjithë tabletëve. Modeli i pestë nga Apple është shumë i lehtë dhe 0.74 cm i hollë. Për të ka shumë aksesorë, përfshi tastierën. Ajo që e bën shumë tërheqëse iPad-in është edhe numri i madh i aplikacioneve cilësore të disponueshme për të. Një pjesë e madhe e tyre janë të përshtatura për vetë tabletin. iPad Air me 16 GB vetëm me Wi-Fi kushton 499 $. Nëse shtoni edhe shërbimin 4G LTE, çmimi shkon në 629 $. Bateria e Air zgjat për 10 orë.

Kindle Fire HDX 8.9

kindle_fire_hdx_89_2013_horizontal-100067543-origAmazon Kindle Fire HDX 8.9 është një tablet me karakteristikën e suportit që mund të keni parë fare mirë në TV. CIO.com e ka testuar dhe ka funksionuar mjaft mirë. Zgjidhni modelin Mayday dhe mund të flisni në videochat me një teknik suporti (i cili nuk ju sheh) për të zgjidhur probleme që mund të keni me tabletin. Për dikë që është pjesëtar i komunitetit të biznesit dhe nuk ka shumë kohë të zgjidhë vetë problemet, kjo veçori është mjaft e dobishme. HDX është pak më i lehtë se iPad Air. Ka proçesor 2.2 GHz, bateria i zgjat 12 orë por nuk ka arkitekturë 64 bit si iPad Air. Edhe ky tablet me Android ofron një gamë të gjerë aplikacionesh të dobishme për biznesin, edhe pse në shifra më të kufizuara. Për shembull, nuk keni Microsoft Word apo Apple Pages. Kushton 379 $ për modelin me 16 GB.

Nokia Lumia 2025

Nokia_Lumia_2025Për kompanitë e mëdha, të cilat duan të vazhdojnë të përdorin produktet e Microsoft-it dhe sistemin operativ të tij, Lumia 2025 është një prej tabletëve më të mirë (edhe Microsoft Surface 2 është po ashtu zgjedhje e mirë). Është pak më i rëndë se dy të parët, por jo shumë. Bateria zgjat rreth 11 orë. Sistemi operativ është Windows RT 8.1. Nëse preferoni të instaloni aplikacione apo programe si në dekstop, atëhere ju duhet Microsoft Surface Pro 2, i cili kushton 899 $. Arsyeja kryesore për të zgjedhur ketë tablet

është standartizimi me ekosistemin e Microsoft-it. Tableti vjen me aplikacionet e instaluara paraprakisht të Microsoft Office, përfshi Word dhe Excel, ka ndërfaqen Metro dhe shfletuesi Internet Explorer funksionon shumë mirë me aplikacionet e biznesit të dizajnuara për IE. Ai kushton 499 $ nëse nuk merrni shërbimin 4G. Numri i aplikacioneve të disponueshme është edhe më i kufizuar se rasti i Amazonit, por siç u përmend edhe më lart, ekosistemi i Microsoft-it, konsoliduar në kompanine tuaj, është ndoshta arsyeja kryesore e kësaj përzgjedhjeje.

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>