Slider

3 sekrete të errta të cloud computing

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
3 sekrete të errta të cloud computing

CloudTë gjithë e përdorim cloud-in. Tashmë, ai është pjesë e pandashme e ditës sonë, qoftë gjatë kohës që jemi në punë, qoftë gjatë kohës që jemi jashtë saj. Premtimet që sjell cloud-i përfshijnë disa avantazhe tepër të rëndësishme në ditët e sotme, si fakti se nuk ka nevojë të blejmë një server tjetër, të bëjmë backup një hard disk apo të shqetësohemi për përditësimin e softuerit. Të gjitha këto premtime qëndrojnë – sot, ka kompani multi-miliardere që ofrojnë një hapësirë të kufizuar gigabajtësh pa pagesë.

Por shpeshherë ndodh që aplikacionet cloud të blihen nga njerëz të cilët realisht nuk duhet t’i blinin ato. Sigurisht, pjesa më e madhe e tyre e kanë buxhetin e nevojshëm, por kjo nuk do të thotë medoemos se kanë aftësitë e duhura për të marrë vendime kaq të rëndësishme IT-je, pa përfshirë më pas edhe disiplinën apo njohuritë për të zbatuar siç duhet një strategji të koordinuar lidhur me teknologjine.

Kjo nuk do të thotë se po kritikojmë kompanitë e drejtuara nga IT-ja. Rëndësi ka që, për të marrë maksimumin e teknologjisë, duhet të realizohen projekte që përfshijnë njerëz me aftësitë e duhura të cilët ndërtojnë më pas edhe objektivat e projektit – diçka që nuk ndeshet shpesh nëpër departamente.

Shumë kompani, të cilat kanë tentuar cloud-in, kanë mësuar në fund edhe disa mësime (edhe pse shpeshherë pasi janë dëmtuar nga kjo teknologji):

Mësimi #1: Cloud-i nuk harron asnjëherë

Mos harroni se shërbimet cloud kanë mijëra rekorde të ruajtura në formën e backup-eve. Prandaj, kur fshini një rekord nga baza juaj e të dhënave, nuk do të thotë se ai element është fshirë përfundimisht nga cloud-i.

Mësimi #2: Të dhënat në cloud kanë nevojë për një person që të kujdeset për tocloud1

Ky person nuk është administratori i sistemit. Faktikisht, ai ështënjë analist biznesi që kryen disa nga këto punë:

– Klasifikon të dhënat duke përcaktuar rëndësine e tyre, me theks të veçantë në ato që nuk duhet të ruhen në cloud.

– Merr rolin e “kujdestarit” të të dhënave (duke pyetur gjatë gjithë kohës për rekordet, si për shembull “Cili është ky klient?”)

– Përcakton marrëveshjet mbi emërimet e të dhënave si dhe pemët për skedarët. Njëkohësisht, merret me përcaktimin e relacioneve hierarkike, si “llogari mëmë” apo “sektor operacional”.

– Shërben si roje për të dhënat që qarkullojnë në sistem.

– Zhvillon proçedurat e duhura për backup, shkrirje rekordesh etj.

– Vlerëson rezultatet e raportve, duke u siguruar se janë përdorur variablat e duhura për filtrim, grupim etj.

Mësimi #3: Meqenëse cloud-i zëvendëson IT-në e brendshme, duhet edhe të menaxhohet si IT-ja

Përgjithësisht përdoruesit e konsiderojnë cloud-in si “zgjidhje”, që pas implementimit nuk kërkon shumë përkushtim. Por, që në momentin e vënies në përdorim, kërkohen mash-ups, kode të personalizuara, mundësi për të bërë “drag and drop” artikujt nga desktopi, integrim me burimet e brendshme të të dhënave, raporte për ekzekutivët etj. pra, me nje fjalë, i gjithë ky është një sistem i mirëfilltë IT-je, që kërkon po aq vëmendje sa edhe në rastet kur nuk ekzistonte më parë. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>