Karriere

3 mënyra se si mund të përshtaten CIO-t me fuqinë punëtore të mileniumit të ri

Feb 2 2014
0 Shpërndarje
3 mënyra se si mund të përshtaten CIO-t me fuqinë punëtore të mileniumit të ri

Working togetherTë punësosh të rinj në kompani është diçka e domosdoshme për kompanitë e sotme të teknologjisë, veçanërisht duke marrë parasysh se sa shpejt ndryshon ky sektor dhe se sa efektivë mund të jenë të rinjtë me idetë e tyre inovatore. Megjithatë, nëse në kompani ka shumë të rinj, pjesës tjetër të stafit i duhet të përshtatet me ta. Në këtë artikull, CIO.com ka biseduar me tre CIO lidhur me strategjitë që përdorin ata për të punuar me të rinjtë.

Lejojini të flasin me ekzekutivët e rinj

Paul Brady, VP & CIO, Arbella Insurance Group: Një nga mënyrat më të mira për të angazhuar profesionistët e rinj është të siguroheni që të përshtaten në kulturën e korporatës si dhe t’i ndihmoni të arrijnë me sukses kalimin nga universiteti në punë. Në kompaninë tonë, ne vlerësojmë të sapodiplomuarit që kanë jo vetëm shkollim në teknologji, por edhe në biznes. Kërkojmë gjithashtu njerëz që vlerësojnë të mësuarit, që i japin rëndësi zhvillimit të karrierës si dhe programeve të përfshirjes në komunitet. U japim mundësi të rinjve të punojnë direkt në biznesin tonë, në mënyrë që ta prekin dhe ta njohin atë. Një nga mënyrat më të mira është t’u jepni akses me ekzekutivët e rinj. Sigurisht, nuk do të takohen çdo ditë me ta, por t’iu japësh mundësi që në fillim t’i takojnë ata është shumë e rëndësishme.

Vlerësojuani punën

Frank DeArmas, VP i IT-së & CIO për Global Surgery, Johnson & Johnson: Në kompaninë tonë, e cila bën gjëra të mrekullueshme për njerëzit në gjithë botën, të sapodiplomuarit nuk duan të vijnë vetëm për të marrë një çek në fund të muajit. Ata duan ta tregojnë veten përmes punës së tyre. Menjëherë sapo i marrim në punë, i drejtojmë në një klasë ku njihen me kompaninë. Atje përballen me gjithçka, duke filluar nga takimet ballë për ballë me punonjës të sektorëve të ndryshëm, e deri tek mbledhjet. Kjo gjë nxit krijimtarinë dhe inovacionin tek ta dhe ne duam të përfitojmë nga kjo gjë, kështu që i përfshijmë në programin e kërkim-zhvillimit. I fusim në inteligjencën në biznes si dhe i nxisim të japin ide pafund përmes metodës “brainstorming”. Por gjërat nuk përfundojnë këtu. Idetë më të mira i bëjmë realitet dhe ata kanë mundësi ta shohin punën e tyre të vlerësuar.

Vlerësoni aftësinë, jo sa kohë kanë qenë në kompani

Julius Chepey, CIO, APi Group: E dini që ata që i përkasin moshës nën 30 vjeç janë pjesëmarrës aktivë dhe krijues së lidhjeve me njerëzit? Iu pëlqen që t’u dëgjohet zëri, pavarësisht se mund të kenë qenë pjesë e kompanisë për një kohë të shkurtër. Një pjesë e madhe e të rinjve kërkojnë gjithmonë ndryshime pasi mërziten në një vend pune. Prandaj është e rëndësishme që t’u ofrosh angazhime të reja herë pas here.

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>