Karriere

3 këshilla për ti mbijetuar një vendi pune

Oct 17 2016
0 Shpërndarje
3 këshilla për ti mbijetuar një vendi pune

girl-504315_1920-cropped-mintchipdesigns-100687446-primary-idge

Pak rëndësi se në çfarë faze të karrierës gjendeni. Ekzistojnë shumë arsye që ju bëjnë të mendoni se gjërat nuk janë ashtu siç duhet dhe mund tu duket i pamundur ndryshimi.

 Çfarë duhet të bëni? Ja 3 këshilla të cilat do tu japin frymëmarrje.

 

  1. Sigurohuni që të keni sukses edhe aspekte të tjera të jetës

Ndërtoni kënaqësi në aspekte të ndryshme të jetës si familja, jeta sociale, aktiviteti fizik, sporti, arti, spiritualitetin, komuniteti etj. Nëse gjërat në punë nuk po shkojnë mirë, duhet të dini se nuk është i vetmi aspekt i jetës që duhet të fokusoheni për të ringritur.

Nuk keni pse të përqendroheni së shumti në gjërat që nuk shkojnë mirë.

 

  1. Jo më justifikime

A keni gjetur vetvehten duke bërë justifikime të tilla si “Sikur ai/ajo/ata/…” ose duke menduar,” Ata duhet të më ofrojnë më shumë mundësi.” Ndalojini hamendismet për një moment.

Mbase ajo kontrata emocionale me eprorin tuaj ka ndryshuar përgjatë viteve. Mbase pritshmëritë tuaja mund të jenë të duhurat. Mbase drejtuesit duhet të bëjnë atë çfarë ju synoni.

Për fat të keq kjo ju mban në një formë paralize. Por kërkoni nga dikush ta përceptojë diçka ndryshe. Pse të mos jetë momenti që ju ta perceptoni ndryshe. Lërini ankesat. Çfarë keni bërë ju vetë?

 

  1. Nxirrni mësime nga Gandi

Pranojeni se të gjithë e keni shfrytëzuar të paktën njëherë këtë taktikë: ankoheni për diçka që nuk funksion vetëm për të zënë atë pozitë. Po pastaj?

Nëse nuk jeni i lumtur me punën, përpiquni të bëni diçka më mirë me atë që ne e quajmë “Metoda e Gandit.”

“Jini ndryshimi që dëshironi të shikoni tek bota,” Mahatma Gandi. (CIO Albanian)

Tags >

keshilla
Lajmet e fundit>