Karriere

3 këshilla që i ndihmojnë CIO-t të përshtaten me një CEO të ri

May 3 2013
0 Shpërndarje
3 këshilla që i ndihmojnë CIO-t të përshtaten me një CEO të ri

CIO4cotwittersquareNëse gjendeni aktualisht (apo prisni të gjendeni në të ardhmen) në një situatë kur ju si CIO duhet të përshtateni me CEO-n e ri të kompanisë, atëherë këshillat e mëposhtme që këshilltari ekzekutiv David Brookmire ka dhënë për CIO.com mund t’ju hyjnë në punë.

Gjithmonë mbani mend se CEO-ja i ri do të ketë një axhendë të dukshme dhe të fshehur për ndryshime.

Në 100 ditët e para, tregohuni proaktivë për të krijuar një marrëdhënie të fortë me ta, për të kuptuar axhendën e re si dhe për të gjetur mënyra se si mund t’i ndihmoni të sjellin sukses për kompaninë. CEO-t kërkojnë gjithmonë informacione fillimisht për të formuluar planet e tyre.

Kontaktoni me të para se të fillojë zyrtarisht punën dhe tregojini për strategjinë tuaj të IT-së, njëkohësisht edhe për informacione të tjera që mund ta ndihmojnë të kuptojë rëndësinë e IT-së.

Sapo të fillojë punën shefi i ri, zhvillojeni marrëdhënien tuaj duke gjetur shanse për të kaluar më tepër kohë me të në mënyrë që të diskutoni dhe ta njihni më mirë strategjinë e tij të punës.

Ndonjëherë mund t’ju rastisë të mos jeni dakord me vendimet e tij. Tregojeni me kujdes këtë gjë, pasi tregoni se keni kurajë dhe përvojë të mjaftueshme për të dhënë mendimin tuaj. Kjo ju bën të fitoni respekt, megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm për të zgjedhur me kujdes momentin kur do të jepni opinionin tuaj.

Asnjëherë mos u tregoni pasivë në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me CEO-n tuaj. Flisni me të mbi mundësitë për rritjen e biznesit dhe komunikojini atij impaktin që ka IT-ja. Tregoni iniciativë duke u pozicionuar si një këshilltar i besueshëm i tij.

Ka disa CEO të cilët nuk ndihen rehat me avancimin e teknologjisë. Në këto raste duhet të siguroheni ta paraqisni IT-në në funksion të biznesit, në mënyrë që t’i tregoni atij se biznesi nuk mund të funksionojë mirë pa sektorin që ju drejtoni. Për të maksimizuar influencën tuaj, mos përdorni asnjëherë zhargon IT-je. Flisni fillimisht lidhur me konceptet e biznesit dhe më pas argumentoni se si mund ta ndihmojë IT-ja rritjen e tij. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>