Internet

3 këshilla kryesore për përdorimin e cloud-it

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
3 këshilla kryesore për përdorimin e cloud-it

cloud collaborationNëse jeni përdorues biznesi dhe keni vendosur t’ia besoni cloud-it të dhënat tuaja, atëherë duhet të keni parasysh disa gjëra për çdo rast.

Përgjithësisht, cloud-i është mjedis i besueshëm, pra, rrallë herë mund të ndodhin probleme që mund t’ju kufizojnë aksesin. Megjithatë, gjëra të tilla ndodhin. Për shembull, javën e kaluar, Instagram-i pati probleme para MTV VMAs për shkak të Amazon-it, i cili mundëson pjesën më të madhe të infrastrukturës së tij në cloud.

Më poshtë po ju paraqesim tre hapa qëi të jeni të përgatitur në çdo rast.

1. Bëni back-up të dhënat. Nëse ruani informacione të rëndësishme në cloud, sigurohuni që i keni bërë back-up. Rregulli i parë i backup-it është të keni gjithmonë më tepër se një. Rregulli i dytë është po ashtu të keni më tepër se një. Nëse jeni të pasigurt, bëni sërish backup. E rëndësishme është që edhe t’i kontrolloni backup-et për integritetin e të dhënave duke bërë teste. Ruajini në ambiente të ndryshme nga burimi.

2. Përgatituni për çdo rast. Mund të ndodhë që ueb serveri juaj të pësojë defekt. Për shembull, gjatë uraganit Sandy, shumë uebfaqe dolën offline për shkak të përmbytjes së qendrave të të dhënave në Nju Jork. Pra, duhet të jeni të përgatitur për rastet e katastrofave natyrore. Nëse biznesi juaj është mjafti rëndësishëm, si për shembull bankat, qeveria, shëndeti etj, shpërndajuni në sa më shumë vende të mundeni. Mund të jetë e vështirë, të kërkojë shumë kohë dhe të kushtojë shumë, por diversifikimi i burimeve do t’ju mundësojë të punoni me të tjerat në rast se njëra pëson defekt.

3. Përdorni më tepër se një shërbim cloud. Nëse jua lejon buxheti dhe nëse doni të minimizoni rastet e ngrirjes së cloud-it, merrni në konsideratë përdorimin e disa ofruesve cloud. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>