Technology

3 hapa për të krijuar një mjedis pune miqësor dhe kreativ

Aug 1 2012
0 Shpërndarje
3 hapa për të krijuar një mjedis pune miqësor dhe kreativ

Si mund të inkurajojnë ekzekutivët e TI-së krijimtarinë në rradhët e profesionistëve të teknologjisë? Frank Wander, themelues i IT Excellence Institute dhe një ish CIO i Fortune 250, rekomandon këto tre hapa:

Gjithmonë duhet të kuptoni se kultura e TI-së është përgjegjësia juaj dhe krijimtaria është rezultat i kësaj kulture. Ndarja e kulturave çon ose në një mjedis pozitiv dhe mbështetës ose, në rastin e kompanive të mëdha, në një mjedis të përbërë nga punonjës pesimistë dhe jo bashkëpunues. Pasi të keni krijuar një mjedis mbështetës për të gjithë, duhet të përzieni me njëri-tjetrin njerëzit që kanë pikëvështrime të ndryshme në mënyrë që të nxisni krijimitarinë e secilit. Poashtu, sigurohuni që t’i mësoni njerëzit me frymën e institucionit. Siç ka thënë edhe Steve Jobs, bashkëveprimet e mira në një organizatë janë çelësi i krijimtarisë dhe suksesit. Kërkimet kanë zbuluar gjithashtu se humori dhe buzëqeshjet janë mjete të fuqishme në inovacion. Nxitini njerëzit të argëtohen duke punuar.

Ndonjëherë mund të punoni jashtë zyrës, në një vend të qetë që ju lejon të mendoheni. Ambienti i kufizuar i zyrës mund të pengojë krijimtarinë dhe të mos ju lejojë të mendoni siç duhet. Albert Ajnshtajni bënte shëtitje të gjata i vetëm për të menduar dhe për të rafinuar idetë e tij.

Kurrë mos krijoni kulturën e hedhjes së fajit. Krijimet e reja lidhen ngushtë me përpjekjet dhe ndonjëherë edhe me dështimet. Nëse me këto të fundit tentoni të gjeni fajtorët, atëherë keni ndërtuar një shoqëri shkurtpamëse. Është vërtetuar se sjelljet antishoqërore ndikojnë negativisht tek punonjësit duke i penguar ata nga proceset e njohjes dhe analizës së fakteve. (CIO Albanian)

Tags >

CIOit
Lajmet e fundit>