Slider

2014 ka qenë viti i dorëheqjeve më të shpeshta të ekzekutivëve për Xbox

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
2014 ka qenë viti i dorëheqjeve më të shpeshta të ekzekutivëve për Xbox

1270010-thumbBoyd Multerer, inxhinieri gjeni i Microsoft që themeloi Xbox Live, ndihmoi në ndërtimin e Xbox 360 dhe drejtoi zhvillimin e tre sistemeve operative të platformës Xbox One, njoftoi në Twitter se po largohej nga skuadra Microsoft në kërkim të gjërave të reja. Ai bashkë me gruan e tij kanë hapur faqen erotikë interaktive Silkwords në muajin shkurt dhe tashmë ai është fokusuar në ide të reja startupesh.

Por ajo që është e rëndësishme është se dorëheqja e Multerer do të thotë që pothuajse çdo ekzekutiv i Xbox gjatë vitit të shkuar ka dhënë dorëheqjen ose është shkarkuar nga shefi i Xbox, Phil Spencer. Xbox One padyshim që korri suksesin e tij më të madh në muajin nëntor, por të gjithë ata që u munduan të ndërtonin diçka më të mëdha se aq, tashmë janë larguar. Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre.

Marc Whitten, krijuesi i Xbox VP, është aktualisht shef produktesh në Sonos. Ai dha një kontribut të madh për platformën televizive të Xbox One po kjo nuk e ndaloi të jepte dorëheqjen. Ben Smith, manaxheri i programit Xbox TV është i punësuar gjithashtu tek Sonos. Multerer ishte i fundit që u largua nga Xbox. Këto largime kanë sjellë aplikimin e disa ndryshimeve në postet e kompanisë. Kareem Choudhry i cili merrej me zhvillimin e Kinect, tanimë është vënë në postin e drejtuesit të përgjithshëm për Xbox. Personi i vetëm që duket se ka të njëjtin rol brenda kompanisë është Jeff Henshaë i cili ngelet manaxheri i grupit të Xbox. (CIO Albanian)

Tags >

XBOX
Lajmet e fundit>