IT Organizate

20 vjet me Infosoft Group

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
20 vjet me Infosoft Group

Me 7 korrik 2011, Infosoft Group ka festuar 20 vjetorin e ekzistimit në treg dhe me këtë rast ka organizuar një takim të vogël me drejtues dhe punonjës të kompanisë, klient, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të administratës në Shqipëri, për të kremtuar këtë arritje.

Në fjalën përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Infosoft, z.Grigor Joti, ka sjelle para të pranishmeve kujtimet e së kaluarës, të cilat zënë fill që nga krijimi i Infosoft.

 

Atëherë ishin 5 shoke, ëndrra më e madhe e të cilëve ishte “te blinin një FIAT polak dhe me të i gjithë Infosoft-i të mund të shkonte së bashku në plazhin e Durrësit”.

Sot grupi Infosoft përbëhet nga shume kompani dhe nga një staf prej 500 punonjësish, që kanë bërë të mundur që ky grup, pronë 100 për qind e individëve shqiptare, të jetë me i madhi në vend, në pikëpamje të xhiros së realizuar gjatë 2010-ës.

Por jo vetëm kaq: Infosoft mban sot statusin e grupit më të madh të IT-se në rajonin e Ballkanit jugperëndimor.

Jo pa qellim, Z.Joti u ka treguar te ftuarve te tij, mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon Infosoft, duke bere në një fare mënyre anatominë e këtij organizmi 20 vjeçar, bazamenti i të cilit siç e tha ai, përbëhet prej tre shtyllave: Klientët, Punonjësit dhe Partnerët.

Në këtë ceremoni, kanë përshëndetur dhe uruar Infosoft-in edhe përfaqësues të partnereve ndërkombëtare, të cilët kanë gjetur te kjo kompani shqiptare, një bashkëpunëtor dinjitoz për bizneset e tyre. Gjithashtu, klientët e Infosoft, kanë vënë në dukje korrektësinë, cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve që kjo kompani ofron, duke i ndihmuar ata në rritjen dhe suksesin e aktivitetit të tyre.

 

Lajmet e fundit>