Slider

17 vjeçarja shpik kontrollin për zemër me anë të celularëve

Sep 20 2012
0 Shpërndarje
17 vjeçarja shpik kontrollin për zemër me anë të celularëve

Diku rreth 2 miliardë njerëz në botë të cilët çalojnë për qasje në kujdesin thelbësor të shëndetit mund të befasohen me të dëgjuar që një vajzë 17 vjeçare nga Nju Xhersi ka arritur që të shpikë një elektrokardiogram portativ dhe jo të shtrenjtë që bart të dhëna përgjatë rrjeteve mobile.

Një elektrokardiogram, i quajtur ndryshe si EKG ose ECG, është një test rutinor i përdorur në spitale në mbarë botën që regjistron veprimtarinë elektrike të zemrës. Sinjalet elektrike formojnë ritmin për të rrahurat e zemrës. Doktorët shikojnë në të të dhënat e fituara nga një EKG për të përcaktuar shëndetin e zemrës.

Problemi është që pajisja mjekësore përgjithësisht kryente testime të shtrenjta dhe të rënda, duke e bërë jopraktike për njerëz të cilët nuk kanë para dhe qasje në spitale.

Edhe pse është bërë rritja e fushës së telemedicinës, që ua mundëson doktorëve të kontrollojnë pacientët nga largësia përgjatë kompjuterëve dhe internetit, është jopraktike për shumë njerëz në shtetet në zhvillim të cilët më së shumti kanë nevojë për kujdesin, thotë Catherine Wong, e cila ka shpikur testin portativ EKG.

“Ajo se çfarë kanë këta pacientë, ndoshta e befasishme, janë telefonat,” tha ajo në video ku përshkruan projektin e vet që mori nderimet më të larta në Joe’s Big Idea, që është një video garë e drejtuar nga korrespondenti i NPR-së për shkencë, Joe Palca. “Në fakt, në Indi sot, më tepër njerëz kanë qasje në celularë se sa që kanë qasje në tualete.”

Wong punoi me profesoreshën e vet të fizikës nga shkolla e mesme për të kuptuar inxhinierinë elektrike dhe komponentët e programimit në Java me të cilët u bë ndërtimi i prototipit të EKG-së që lidhet me një celular përgjatë Bluetooth. Ritmi i të rrahurave të zemrës është paraqitur në ekranin e celularit falë një aplikacioni në Java.

Të dhënat dërgohen tek një doktor për analizë.

“Nënkuptimet për këtë janë të mëdha,” tha Wong. “Prototipi me sukses tregoi që është e mundshme krijimi i një celulari plotësisht të përshtatshëm me prototipin e EKG-së. Për pacientët në shtetet e botës së tretë, pajisja vendos mundësinë e kontrollit në duart e shumicës së poseduesve të celularit.”

Eric Topol, që është një kardiolog në Institutin Scripps Research në La Jolla të Kalifornisë, që ka shikuar videon e NPR-së, është pajtuar. “Vetëm lloji i teknologjisë që “shkatërron Tokën” për kujdes më të mirë mjekësor,” tha ai për Palcan.

Pajisja e Wongut ishte gjithashtu një finaliste në Panairin e Shkencës të Google. Top nderimet atje shkuan për Brittany Wenger për një tru artificial që gjen kancerin e gjirit. Nëse inovacionet nga udhëheqësit e së ardhmes vazhdojnë intensivisht, kujdesi jonë në të ardhmen për shëndetin do të jetë në duar të mira.

Më poshtë mund të shihni Catherine duke shpjeguar projektin e vet në një video nga Cogito.org, që është një komunitet online për studentët e jashtëzakonshëm, i themeluar nga Fondacioni John Templeton me Qendrën e Universitetit Johns Hopkins për Rininë e Talentuar dhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë. (CIO Albanian)

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=APAFRqvnJdc&feature=player_embedded’]

Lajmet e fundit>