Slider

15 milionë studentë kanë mësuar vetëm gjatë javës së kaluar me Hour of Code

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
15 milionë studentë kanë mësuar vetëm gjatë javës së kaluar me Hour of Code

HourofCode (1)Hour of Code është një iniciativë që është krijuar vetëm një javë më parë, për t’i ndihmuar të rinjtë të mësojnë gjuhë programimi përmes tutorialeve.

Vetëm brenda një jave, numri i të regjistruarve ka arritur në 15 milionë. Që nga fillimi, Hour of Code u promovua nga shumë shërbime të njohura. Dy prej tyre ishin vetë Google dhe Apple. Njëkohësisht edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama mori pjesë në një video promovuese.

Audienca më e madhe e Code.org këtë javë që kaloi ishin mësuesit dhe nxënësit, së bashku me shkollat në përgjithësi, të cilat i përdorën programet në klasat e tyre, sipas Hadi Partovi, një prej bashkëthemeluesve të organizatës.

“Kisha shpresuar se do të nxisnim një milion studentë për t’u regjistruar dhe u çuditëm kur pamë që u regjistruan paraprakisht 4.5 milionë,” u shpreh Hadi Partovi. “Fundin e javës po e mbyllim me rreth 15 milionë, çmenduri! Kjo do të thotë se një në dy familje në SHBA ka një fëmijë që ka hyrë në Hour of Code. Nuk njoh ndonjë teknologji tjetër që është përhapur kaq shpejt dhe të mos harrojmë që këtu bëhet fjalë për programim në kompjuter.”

Në Hour of Code, studentët amerikanë përbënin 73% dhe 51% e tyre ishin femra. Sipas vlerësimeve të organizatës, Hour of Code ka arritur në dy herë më tepër studentë nga numri i atyre që kanë marrë mësime kompjuteri si dhe pesë herë më tepër femra të regjistruara nga numri i atyre që kanë bërë kurse të tilla. (CIO Albanain)

Lajmet e fundit>