Internet

15 fakte interesante rreth Facebook

May 21 2012
0 Shpërndarje
15 fakte interesante rreth Facebook

Pas disa muajsh plotë thashetheme e spekulime, Facebook më në fund filloi të tregtoj aksionet e veta në bursën e Nju Jorkut, Nasdaq. Vlera fillestare e aksioneve ishte 38 dollarë, duke i dhënë një vlerë totale prej 104 miliardë dollarësh kompanisë që zanafillën e pati në dhomat e konvikteve të Universitetit Harvard.

Më poshtë kemi përmbledhur 15 fakte interesante në lidhje me Facebook-un që tanimë është një kompani publike.

1.       Përdoruesit e Facebook ngarkojnë çdo ditë më shumë se 250 milionë fotografi në Ueb faqe. Ngarkimi i fotografive kishte qenë një veçori për të cilën Mark Zuckerberg kishte hezituar në fillim, por më vonë ishte bindur nga njëri prej ndihmësve të tij të parë, Sean Parker.

2.       Vetëm vitin e kaluar Facebook kishte ruajtur mbi 100 petabajt të dhënash vetëm nga fotografitë dhe videot. Këto informata të mbledhura nga më shumë se 900 milionë përdorues barazohen me dyfishin e të gjitha veprave të shkruara në të gjitha gjuhët e botës.

3.       A e dini se nga kush keni pranuar kërkesë për t’u bërë shokë sot në Facebook? Shumica e dinë: 80 për qind e kërkesave për miqësi pranohen nga përdoruesit.

4.       Një përdorues i Facebook i cili përdor këtë rrjet social disa herë gjatë ditës, është për 43% më besnik, sesa përdoruesit e tjerë të Internetit, dhe trefish më shumë se njerëzit që nuk përdorin Internetin fare.

5.       Vitin e kaluar të hyrat e Facebook ishin rreth 3.7 miliardë dollarë. Nga kjo shumë, 1 miliard ishte fitimi neto, derisa një vit më parë Facebook kishte inkasuar 606 milionë dollarë.

6.       Mark Zuckerberg zotëron 28% të aksioneve të kompanisë. Kjo i jep një vlerë prej 29 miliardë dollarësh pasurisë së tij.

7.      Në vitin 2011, Zuckerberg kishte inkasuar 1.5 milion dollarë në kompensim total të pagës së tij prej 500 mijë dollarësh.

8.       Një pjesë e konsiderueshme e kompensimeve të Zuckerberg, afër 700 mijë dollarë ishin për shërbimet e fluturimeve, si një pjesë e programit të sigurisë.

9.       Pjesa më e madhe e IPO do të shkoj për më shumë se 3200 inxhinierë, zhvillues dhe fuqinë tjetër punëtore të Facebook të cilët kanë ndihmuar në funksionimin e kompanisë. Punonjësit e Facebook do të marrin 30% të vlerës totale prej 104 miliardë dollarësh që barazohet në 31 miliardë dollarë.

10.   Krahasuar me përdoruesit tjerë të Internetit dhe përdoruesit e platformave tjera sociale, një përdorues që kyçet në Facebook disa herë brenda ditës është për dy herë e gjysmë më i bindur për të marrë pjesë në një miting politik, 57% më i bindur të ndikoj në votën e dikujt, dhe 43% më i bindur të votoj.

11.   Në deklaratën për IPO të Facebook, Mark Zuckerberg kishte listuar veten si shpikës ose bashkë-shpikës të së paku shtatë patentave. Por, kompania insiston që nuk ka zbuluar asgjë. Vitin e kaluar, Facebook kishte shpenzuar 51 milionë dollarë në blerjen e patentave, derisa një vit më herët kjo shumë kishte arritur në 33 milionë dollarë.

12.   Në kategorinë e dytë të ndarjes së miqve (miqtë e miqve), një përdorues Facebook-u mesatarisht ka një horizont prej 156 përdoruesve tjerë në Facebook.

13.   Pjesa më e madhe e përdoruesve të këtij rrjeti social, 58%, kanë një çasje të kufizuar në profilet e tyre, ku femrat udhëheqin në përdorimin e masave më të rrepta të privatësisë në Facebook.

14.   Femrat përditësojnë statusin e tyre mesatarisht 21 herë në muaj, derisa meshkujt vetëm 6 herë.

15.   Vitin e kaluar, Facebook shpenzoi 388 milionë dollarë në zbulime dhe zhvillim. Krahasuar me vitin 2010 kjo shifër ishte 144 milionë dollarë, derisa në vitin 2009 në këtë drejtim ishin investuar vetëm 87 milionë dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>