Business & Management

140 karakteret e Twitter kanë nevojë për një blerës

Sep 14 2016
0 Shpërndarje
140 karakteret e Twitter kanë nevojë për një blerës

4336Pse askush nuk dëshiron ta blejë Twitterin? Pas mbledhjes së bordit javën e kaluar, ky i fundit tha për televizionin Amerikan CNBC se nuk kishin një ofertë blerjeje. Përkundër kompania po eksploronte mundësi të shkurtimit të kostove, një deklaratë e cila zhvlerësoi aksionet me 6% nxitur nga zhgënjimi i investitorëve.

Të Premten aksionet e kompanisë vlerësoheshin me 18 dollar, 20 % më pak sesa në fillim të vitit dhe shumë larg vlerës prej 26 dollar të tre viteve më parë. Por kjo nuk do të thotë se Twitter nuk është një objektiv joshës. Ka 313 milion përdorues aktivë në muaj, ku 66 milion jetojnë në SHBA.

Por ndryshe nga Facebook, rrjeti social ka ngelur në vend dhe fitimet janë shumë larg pritshmërive pavarësisht një rritjeje të fundit me 20%. Në të vërtetë që nga 2013-ta kur doli publikisht, rrjeti social nuk ka shënuar as edhe njëherë fitim. Atë kohë vlera e aksioneve ishte 69 dollar.

Epokës si një entitet i pavaruar i ka ardhur fundi për Twitter-in ndërsa investitorët kërkojnë rritje dhe fitim. Jack Dorsey, i cili është në pozitat e CEO-s që prej 1 viti ka dështuar në realizimin e premtimeve të tij. Pyetja që të gjithë bëjnë në këto momente është: Kush do ta blejë Twitter?

Përpara se kjo të ndodhë fillimisht Twitter duhet të vendosë se çfarë dëshiron të jetë. Një burim lajmesh? Ky treg prej kohësh po vëzhgohet nga Facebook dhe këtij të fundit i mungon diçka që Twitter e ka: Lajme të Çastit. Qartësisht Facebook dëshiron të jetë një kompani mediatike pavarësisht se pas ngjarjeve të fundit, Mark Zuckerberg mund të mos e pëlqejë këtë qasje.

18 miliard dollar janë aq sa Facebook pagoi për shërbimin e komunikimit WhatsApp të cilin rrjeti social po fillon ta shfrytëzojë për reklamim.

Nëse nuk është Facebook, po Google? Kjo ide qarkullon që prej 2011-tës. Blerja e Twitter do të afronte Google më tej me misionin e kompanisë, “të organizuarit të informacionit global me qasje universale.”

Në 2015-tën Twitter i bashkua platformës Google DoubleClick duke ofruar cicërimat për motorin e kërkimit. Kjo në mënyrë efektive ka eleminuar nevojën e Google për blerjen e Twitter.

Rupert Murdoch dhe kompania e tij mediatike News Corp gjithashtu ngelen një kandidat potencial. Së fundit blerja e Linkedin nga Microsoft ka venitur shpresat e investitorëve të Twitter. Por gjërat janë ndryshe në këtë rast, Linkedin prodhon para ndërsa Twitter do të sjellë me vehte krizën e identitetit. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>