Internet

13 hapa të thjeshtë për të përmirësuar dizajnin e faqes suaj ueb

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
13 hapa të thjeshtë për të përmirësuar dizajnin e faqes suaj ueb

wwwDëshironi të siguroheni që njerëzit të kalojnë sa më tepër kohë në faqen tuaj dhe për më tepër, të rikthehen tek ajo? Ndiqni 13 hapat e mëposhtme që sugjeron CIO.com:

1. Krijoni një logo të thjeshtë, profesionale dhe lidheni me faqen kryesore. Logoja është pjesë mjaft e rëndësishme e markës suaj, prandaj duhet të siguroheni se gjendet në vendin e duhur në faqe. Një rregull që dihet zyrtarisht është se logoja duhet të jetë e klikueshme dhe duhet t’i çojë përdoruesit në faqen kryesore.

2. Përdorni navigimin intuitiv. Opsionet kryesore të navigimit të faqes gjenden në shiritin horizontal në krye të saj. Opsionet dytësore të navigimit mund t’i vendosni ose poshtë atyre kryesore ose në anë. Pse është kaq i rëndësishëm navigimi intuitiv? Sepse njerëzit janë mësuar me këtë stil dhe e kanë më të thjeshtë të kërkojnë në faqe. Në të kundërt, duhet të harxhojnë kohë duke vrarë mendjen se ku janë elementet e faqes, diçka që nuk i pëlqen shumë prej tyre.

3. Mos e ngarkoni faqen me më shumë imazhe se ç’duhet. Nëse kemi shumë opsione para sysh, truri jonë nuk funksionon më. Sigurohuni që faqja nuk ka shumë imazhe apo animacione që shpërqendrojnë përdoruesin. Mos harroni t’i mbani paragrafët e shkurtra.

4. Krijoni hapësirë mes elementëve të ndryshëm në faqe, si tekstit, imazheve, videove etj. Jepuni mundësi përdoruesve t’i absorbojnë të gjitha.

5. Përdorini ngjyrat në mënyrë strategjike. Zakonisht, ngjyrat neutrale krijojnë një imazh elegant, të pastër dhe modern. Mund të përdorni ngjyra për elemente të rëndësishme që dëshironi t’i theksoni, por mos harroni të përdorni ngjyra që plotësojnë logon tuaj.

6. Investoni në fotografitë profesionale. Është një nga mënyrat më të mira për t’u bërë përshtypje vizitorëve.

7. Zgjidhni lloje shkrimi që janë të lehta për t’u lexuar në lloje të ndryshme pajisjesh apo shfletuesish. Mendoni për kompjuterët desktopë, për laptopët, për pajisjet mobile si tabletët apo smartfonët etj. Me pak fjalë, përdorni lloje shkrimesh universale.

8. Dizenjoni çdo nënfaqe me të njëjtin stil si faqja kryesore. Jo vetëm që do të jetë më e lehtë për përdoruesin të orientohet në faqen tuaj, por njëkohësisht do ta bëjë atë konsistente.

9. Mos harroni të vendosni kontaktet tuaja në cepin e djathtë lart të uebfaqes – nëse dëshironi që t’ju telefonojnë konsumatorët.

10. Përdorni dizajne që përshtaten menjëherë me pajisjet e ndryshme nga ku po aksesohet faqja. Në vend që të ndërtoni dizajne të ndryshme për pajisje të ndryshme, zhvilloni një dizajn që adaptohet me madhësinë e shfletuesit.

11. Harrojeni Flash-in. Pjesërisht, falë mosmarrëveshjeve mes Apple dhe Adobe, Flash-i po shkon drejt shuarjes. Përdorni HTML5 si një alternativë më të mirë për Flash-in. Ajo po merr suport të madh në ueb.

12. Mos harroni butonët. Butohën “Submit” apo “Send” (dërgo) mund ta prishin gjithë imazhin e faqes nëse nuk janë dizajnuar siç duhet. Gjithashtu, duhet t’i ofroni përdoruesit një feedback në momentin që klikoni butonin – si për shembull, ndryshim ngjyre, ndryshim stili etj.

13. Testoni dizajnin. Para se ta bëni publike në internet faqen, testojeni në pajisje të ndryshme dhe bëni rregullimet e duhura nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet. (CIO Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>