Internet

12 veçori të LinkedIn që nuk i keni ditur më parë

May 21 2012
0 Shpërndarje
12 veçori të LinkedIn që nuk i keni ditur më parë

Përveç që shërben për të ju lidhur me njerëzit tjerë, LinkedIn së fundmi është kujdesur që kohën të cilën e kaloni në këtë rrjet social ta bëjë më argëtuese dhe produktive.

Më poshtë ju sjellim 12 veçori të cilat ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Luani Tetris

Keni nevojë për pushim apo çlodhje nga puna e mërzitshme për orë të tëra? Provojeni versionin e Tetris në LinkedIn. DropIn, është një lojë e zhvilluar gjatë garës Hackday, ku përdoren blloqet e përbëra nga fotografitë e profileve të kontakteve tuaja në LinkedIn dhe logoja e këtij rrjeti social.

Për të luajtur këtë lojë, kyçuni në llogari tuaj në LinkedIn dhe vizitoni Linked Labs. Ngjashëm sikurse tetrisi origjinal, edhe DropIn përdor tastierën për të rrokullisur dhe vendosur blloqet. Afrohuni mbi fotografinë e bllokut që të shihni emrin e kontaktit, informatat për punën dhe përditësimin e fundit të statusit. Nëse pyet shefi thoni që jeni duke krijuar lidhje pune.

Shndërroni vizitkartat në kontakte

Derisa jeni në një panair biznesi, konferencë, apo takim biznesi, ju zakonisht merrni vizitkarta të cilat shpeshherë i humbisni në çanta. Aplikacioni i LinkedIn për iPhone, Carddmunch ju mundëson që të digjitalizoni vizitkartat dhe t’i shtoni ato si kontakte në LinkedIn.

Pasi të shkarkoni aplikacionin, thjeshtë fotografojeni vizitkartën dhe informatat automatikisht shndërrohet në kontakt. Ky aplikacion do të shfaqë edhe informatat dhe lidhjet e përbashkëta që mund të keni me kontaktin nga vizitkarta.

Ndryshoni përditësimet në ballinë

Nëse ballina juaj në LinkedIn është e mbushur me shumë përditësime, postime, dhe aktivitete nga lidhjet tuaja, shkurtoni ato duke rregulluar llojet e postimeve që dëshironi t’i shihni.

Për të bërë këtë shkoni tek faqja e aranzhimeve, Settings. Tek Account zgjedhni “Customize the updates you see on your home page.” Aty zgjedhni se çfarë dëshironi të shihni dhe çfarë të fshihni.

Shikoni titujt kryesor të ditës

Nëse jeni duke nxituar dhe nuk keni kohë për të kaluar nëpër kryetitujt e ditës, “SpeechIn” i LinkedIn ju sjell lajmet e fundit dhe më të rëndësishme të ditës.

Për të filluar, shkoni tek speechin.linkedinlabs.com, pastaj shtypni butonin e zjarrit për të nisur leximin e tekstit. Shtypni butonat para ose prapa për të kaluar në titujt e radhës ose përsëritur titullin e fundit. Përndryshe, aplikacioni do të vazhdoj t’i lexoj titujt me radhë. Për të ndërprerë leximin shtypni përsëri butonin e zjarrit.

Shfetojeni LinkedIn sigurt

Nëse kyçeni në LinkedIn nga pika të hapura Wi-Fi atëherë siguria juaj mund të jetë në rrezik. Kontrollojeni vetinë për shfletim HTTPS të LinkedIn që ofron komunikim të koduar dhe identifikim të sigurt në Ueb serverin e rrjetit.

Për të aktivizuar këtë veti shkoni tek “Settings”. Në fund të “Profile” zgjedhni “Manage Security Settings.” Pastaj zgjedhni kutinë për të ruajtur aranzhimet tuaja.

Shikoni çfarë lexojnë të tjerët

LinkedIn Today që ka më shumë se një vit që është në përdorim është një shërbim i lajmeve sociale që gjenerohet nga titujt kryesorë dhe artikujt e lidhur me industrinë tuaj. Këtu ju mund të zgjedhni artikujt të interesave specifike, të ruani artikujt që dëshironi për t’i lexuar më vonë, dhe t’i shpërndani ato që dëshironi me lidhjet tuaja.

Krijoni rezyme nga profili juaj në LinkedIn

Nëse përditësoni vazhdimisht profilin tuaj në LinkedIn, dhe keni nevojë për një kopje letre të rezymesë tuaj provojeni Resume Builder të LinkedIn.

Pasi ta lidhni me llogarinë tuaj, aplikacioni merr informatat nga profili juaj në LinkedIn dhe automatikisht gjeneron një rezyme. Ju mund të zgjidhni format e shablloneve nga “klasik”, “ligjor” dhe “ekzekutiv”, dhe mund të editoni hapësirat e zbrazëta në faqe. Resume Builder i LinkedIn gjithashtu ju mundëson të ruani rezymenë tuaj, ta shpërndani atë me tjerët dhe ta mbani private, varësisht sipas nevojës suaj.

Lidhuni me njerëzit që tashmë i njihni

Veçoria e re “People You May Know” që për momentin është në versionin testues beta përdor algoritmin e LinkedIn për të marrë faktorët e llogarisë suaj siç janë rrjeti aktual, punët në të kaluarën dhe shkollimi juaj paraprak, që të prodhoj një portofol të kategorizuar të kontakteve potenciale.

Së fundmi, janë shtuar edhe vetitë për t’u lidhur me të gjitha kontaktet që dalin në rezultate, e gjithashtu edhe mundësia për të zgjedhur kontaktet një nga një në një listë të veçantë.

Shfletoni statistikat e grupeve

Nëse jeni kurreshtar për të mësuar se cili grup u përshtatet juve, atëherë kontrolloni faqen për statistikat e grupeve që të lehtësoni vendimin tuaj. Gjeni menynë duke shkuar tek “More…” në opcionin e grupeve, dhe pastaj selektoni “Group Statistics.”

Këtu do të gjeni informatat siç janë demografia e grupit, përfshirë numrin e moshës, funksionin, lokacionin dhe industrinë, statistikat e rritjes, përfshirë edhe anëtarët e rinj; si dhe detaje e aktivitete tjera siç janë numri i punëve të postuara etj.

Shfaqni prezantimet me SlideShare

Më herët gjatë këtij muaji Linkedin kishte blerë komunitetin për shpërndarje të përmbajtjeve profesionale SlideShare. Për të shtuar prezantime SlideShare në profilin tuaj në LinkedIn shtypni “More” nga faqja naviguese dhe më pas shtypni “Get More Applications”. Shkoni në fund tek aplikacioni “SlideShare Presentations” dhe shtojeni atë në profilin tuaj.

Shfletoni profilet tjera anonime

Nëse nuk dëshironi që të tjerët të shohin informatat tuaja kur kontrolloni profilin e tyre, ndryshoni aranzhimet vijuese. Shkoni tek faqja juaj e aranzhimeve dhe shtypni në linkun “Select what others see when you’ve viewed their profile.” Në formën që shfaqet, zgjidhni opsionin e duhur, ose karakteristikat për profil anonim ose anonimitetin. Pastaj shtypni “save changes” për të ruajtur ndryshimet.

Shfaqeni rrjetin tuaj me InMaps

InMaps është një prezantim interaktiv, vizuel i rrjetit tuaj profesional që sipas LinkedIn “shërben për të kuptuar më mirë lidhjet tuaja me të tjerët në LinkedIn”.

Për të provuar InMaps, vizitoni ballinën dhe kyçuni me kredencialet tuaja të LinkedIn. Harta që gjenerohet është e hijezuar me ngjyra që përfaqësojnë bashkësi apo grupe nga karriera juaj siç janë ish-punëdhënësit, kolegët, shokët e klasës apo industritë në të cilat keni punuar. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>