Karriere

12 rivalët më të mëdhenj të Microsoft-it

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
12 rivalët më të mëdhenj të Microsoft-it

Duke parë shumë shembuj të suksesshëm të ofrimit të softuerit si shërbim, e ardhmja duket se do t’u takojë këtyre shërbimeve. Kemi parasysh faktin se disa korporata kanë filluar të implementojnë sisteme operative që bazohen komplet në SaaS, si për shembull Google Chrome OS, i cili ka vetëm një browser për aksesin në shërbime dhe një media player.Përdorimi i aplikacioneve funksionale si shërbime nga bizneset në Kosovë/Shqipëri dhe posaçërisht nga bizneset e vogla dhe të mesme do të jetë një zgjidhje perfekte me qëllim të uljes së shpenzimeve të tyre, duke eliminuar nevojën për mirëmbajtje, harduer të veçantë, personel për mirëmbajtjen e sistemit, blerje të licencave të softuerit, dhomë të veçantë me klimatizim, etj., kurse aksesi do të ishte e mundur kurdoherë dhe nga kudo ku ka internet (zyra, shtëpia, etj.).

Në vendin tonë mund ta arrijmë shumë shpejt këtë teknologji, por do të duhet të kalojë edhe pak kohë derisa të kuptohet rëndësia e saj me qëllim që të kërkohet dhe pranohet në masë të gjerë. Ajo që mbetet për përdoruesit e thjeshtë është përdorimi më i madh i softuerëve si shërbim, ndërsa bizneseve u mbetet që zhvillimin e infrastrukturës së tyre softuerike dhe harduerike ta orientojnë nga softuerët si shërbim ngase do të zvogëlonin problemet dhe shpenzimet njëkohësisht.

Apple

Microsoft shpreh më shumë antipati publike kundrejt Google sesa Apple, edhe pse Apple është ajo që ia ka kaluar Microsoft-it në kapitalizmin e tregut për t’u bërë Winkështu kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë. Kjo vërehet qartë. Edhe pse Microsoft e kishte tejkaluar Apple para shumë kohësh duke dominuar tregun e PC-ve me Windows, prapëseprapë Mac i Apple ka mbetur fitimprurës dhe Steve Jobs është rikthyer me ndryshimin e produkteve si iPod, iPhone dhe iPad.

Edhe pse Windows sipas disa llogaritjeve ekziston në 9 prej 10 desktopëve dhe laptopëve, prapëseprapë Microsoft është shumë larg tregjeve të telefonave të mençur dhe tabletëve të Apple. Windows Phone 7 nuk ka mundur të ndalë vrullin e Apple, kurse zotimi i Microsoft-it për të mbuluar gjeneratën e re të pajisjeve me prekje në ekran tregon se edhe vetë Redmond e ka kuptuar se Windows 7 nuk është zgjedhja e parë e konsumatorit për SO të tabletit. Për aq kohë sa konsumatorët do të kërkojnë menynë startuese të “Windows” në iPad-ët e tyre, atëherë Microsoft nuk do të ketë mundësi të zërë Apple.

Google

Google mund të bëhet kompania e dytë e teknologjisë dhe të tejkalojë Microsoft-in në kapitalizmin e tregut, edhe pse kapitali prej 232 miliardë dollarësh i Microsoft-it është shumë më i madh se ai i Google, 195 miliardë dollarë. Microsoft dhe Google konkurrojnë në shumë fronte, saqë do të duheshin disa faqe për t’i renditur të gjitha: Google vs. Bing, Android vs. Windows Phone 7, Hotmail vs. Gmail, Windows Azure vs. Google App Engine, Microsoft Office vs. Google Apps, Internet Explorer vs. Chrome dhe Windows vs. Chrome OS. Zënkat e Microsoft dhe Google nuk kanë të ndalur, madje nganjëherë shfaqen edhe nëpër postime blog dhe Twitter; shumë shpesh ndodh që kompanitë t’i drejtohen edhe gjykatës.

Ekzekutivët e Google kanë paditur Microsoft-in se ka bërë lëshime në Internet Explorer dhe Windows dhe se ekipi i sigurisë së Microsoft-it e kishte zvarritur shumë ndreqjen e tyre. Që të dyja, si Microsoft edhe Google, u detyruan të nxjerrin shtesa për shfletuesit e njëri-tjetrit për të mbushur vrimat në funksionalitet. Problemi i Microsoft-it është se Google ka treguar aftësi se mund të hyjë në tregje të reja dhe t’i dominojë ato, ashtu si Microsoft para shumë vitesh me Windows, Windows Server dhe Microsoft Office. Microsoft mund të vjelë para nga licencat e Windows dhe Office, por në botën e kompjuterikës së bazuar në web dhe të pajisjeve celulare, Google mund të konsiderohet fitues.

Vmware

Derisa teknologjia iOS dhe Android të prodhuara nga Apple dhe Google kërcënojnë rëndësinë e SO Windows, ky rivalitet i ri mund të prishë relevancën e të gjithë këtyre Windows Server-ëve në qendrat e të dhënave të korporatave. Vmware ka më shumë se 190,000 konsumatorë, duke përfshirë çdo kompani në Fortune 100, por analistët thonë se platforma e Hyper- V virtualizimit të Microsoft-it është duke u bërë shumë joshëse dhe po tërheq shumë konsumatorë për shkak se është falas.

Microsoft gjithmonë shfaqet nëpër konferenca Vmworld për të joshur përdoruesit, mirëpo u jep shumë rëndësi vetëm konsumatorëve të “Windows”. Vmware pati një fillim të mbarë në këtë treg, por është vetëm çështje kohe para se Hyper-V e Microsoft-it të jetë mjaft e mirë për shumicën e konsumatorëve virtualë. Edhe pse Microsoft është kryesori në virtualizimin e serverëve, aftësia për të bashkuar Hyper-V me Windows Server i jep kompanisë një armë shumë të fortë. Vmware i mbetet vetëm që të ulë çmimet për të vazhduar të jetë numri 1.

Red Hat

Microsoft e ka zbutur fjalorin rreth softuerëve open source, por do ta ketë të vështirë ta bindë audiencën e përgjithshme se nuk e urren Linux-in. CEO Steve Ballmer para një dekade e quante Linux-in si kancer, kurse në vitin 2007, Microsoft pretendoi se Linux dhe softuerët e tjerë open source kishin dhunuar 235 patenta të Microsoft-it. Red Hat e valëvit flamurin e Linux ndoshta më mirë se çdo prodhues tjetër IT, duke e bërë atë ferrë me gjemba për Microsoft-in. Redmond ende ka një web faqe që krahason Windows-in me Red Hat duke parashtruar pyetjen se “si një gjë “falas” mund të jetë kaq e shtrenjtë?”.

Teksa Linux i Red Hat nuk duket të jetë aq i popullarizuar sa Ubunti i Canonical-it, në fushën e serverëve Red Had arsyetohet se vetëm ata dhe Microsoft i kanë të gjitha pjesët e duhura për të ndërtuar rrjete cloud, duke përfshirë edhe serverët për virtualizim, një sistem operativ, veglat për orkestrim dhe menaxhment si dhe aplikacionet për zgjerim.

Veglat e Microsoft-it më së shumti gjejnë përdorim në ndërmarrje dhe afërsisht gjysma e të ardhurave nga serverët shkojnë për Windows. Mirëpo Red Hat mburret me përqindjen e konsumatorëve dhe premtimin e softuerëve më të lirë si dhe mundësinë për të bashkëvepruar me produkte të tjera. Red Hat ka arkëtuar 235.6 milionë dollarë të ardhura në semestrin e fundit. Edhe pse Red Hat ka aftësinë për të ndarë tregun me Microsoft-in, është shumë larg shfaqjes së ndonjë kërcënimi serioz.

Oracle

Oracle renditet në këtë listë për shkak se Steve Ballmer kërkon kështu. CEO i Microsoft-it thotë se rivalët e mëdhenj të tyre janë Google, Apple, Oracle, Vmware dhe open source në përgjithësi. Databazat janë buka dhe gjalpi i Oracle, me 9 miliardë dollarë të ardhura në 2009-ën, ose 48% e tregut, sipas Gartner. IBM është i dyti me 4.1 miliardë dollarë, Microsoft është në vendin e tretë me 3.3 miliardë dollarë.

Microsoft preferon të citojë shifrat e IDC-së, ku thuhet se SQL Server ka 41 për qind të tregut, një hap para Oracle dhe IBM. Microsoft shpreson të rrisë të ardhurat me Denali, një lançim kryesor i radhës së SQL Server, si dhe zbatimin e magazinimit të të dhënave me një vlerë 2 milionë dollarë, shpërndarje kjo në bashkëpunim me HP. Ashtu si Microsoft, edhe Oracle është i diversifikuar dhe i bën rivalitet e sfida Redmond-it në segmente të tjera softuerike, duke përfshirë inteligjencën e biznesit dhe CRM.

Blerja e Sun Microsystems nga ana e Oracle gjithashtu e obligon CEO-n Larry Ellision që të ofrojë produkte open source si Java dhe OpenOffice, të cilat i bëjnë rivalitet .NET Framework dhe Microsoft Office. Proponentët open source ndoshta nuk do t’i japin edhe shumë fuqi Ellison-it, mirëpo ai është njëri prej CEO-ve të paktë që mund t’i shkaktojë dhembje koke Microsoft-it. Nëse e kupton se po i mungon diçka kompanisë, ai do ta blejë kompaninë që e prodhon atë.

Salesforce

Njëri prej rivalëve më të mëdhenj të Microsoft-it në kompjuterikën cloud, Salesforce, me veglat e softuerit për shërbime dhe oferta e platformës Force.com, paraqet pengesa të mëdha. Microsoft është duke i dhënë një shtytje të madhe softuerit të vet Dynamics CRM Online, duke e hedhur atë në 40 tregje botërore dhe duke ofruar stimuj financiarë për konsumatorët që e blejnë. Në anën e platformës si shërbim, Microsoft ka joshur 31,000 përdorues me shërbimin Windows Azure, i cili mban 5000 aplikacione.

Force.com është shumë larg me 185,000 aplikacione dhe po bashkohet me Vmware për të ndërtuar një cloud të bazuar në Java Vmforce. Analistët thonë se Azure mund të bëjë një lëvizje para në treg për përdoruesit e .NET Framework që dëshirojnë të ndërtojnë aplikacione në cloud, por deri tani ky treg është i vogël në krahasim me rivalin tjetër të radhës së Microsoft-it.

Amazon

Edhe nëse Microsoft mund t’i bëjë rivalitet Force.com dhe Google App Engine, ende i duhet punë që t’i bëjë konkurrencë shërbimeve web të Amazon, duke përfshirë edhe shumë të suksesshmin Elastic Compute Cloud. Microsoft thotë se konsumatorët dëshirojnë vegla zhvillimi abstrakte sesa akses direkt në makinat virtuale dhe ruajtje, por deri më tani vizioni i infrastrukturës si shërbim i Amazon është duke ngadhënjyer.

“Adoptimi i platformës si shërbim është “anemik” krahasuar me cloud të Amazon”, thotë analisti i Gartner, Richard Watson. “Më 2010, të ardhurat mesatare për platformën si shërbim të Azure ishin 140 milionë dollarë, kurse të ardhurat e shërbimit infrastruktura si shërbim ishin 2.7 miliardë dollarë”, thotë Gartner. Vlerësimet e konsumatorëve të hershëm të Azure janë të mira, por bazuar në numrat e sotëm Microsoft duket si një lojtar i vogël.

IBM

Me gjithë zhurmën e bërë nga Google Apps, Gartner thotë se Gmail për momentin ka vetëm 1% të e-mailave të ndërmarrjeve. Lotus Notes i IBM është lojtari më i fortë në tregun e biznesit të e-maileve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kompanitë e mëdha. Lotus kishte një bazë instalimi prej rreth 156 milionë e-mailesh në 2009-ën, ose rreth gjysmën e madhësisë së bazës së Microsoft Exchange, bazuar në raportet e Radicati Group. E-mail i bazuar në cloud do të jetë pjesa kryesore e çdo strategjie të kompanisë, por Microsoft po ia del mirë si në objekte ashtu edhe me Exchange Online. “Microsoft ka pjesën kryesore të ulëseve nëpër ndërmarrje dhe vazhdimisht është duke u rritur”, thotë analisti i Gartner, Matt Cain.

Siç e përmendëm më herët, IBM udhëheq ndaj Microsoft-it në të ardhurat e databazave dhe Big Blue i bën Microsoft-it rivalitet në disa fusha. IBM është bashkuar me Canonical dhe Red Hat për të zhvilluar alternativa të bazuara në Linux për Windows-in. WebSphere i IBM-së shkon lart kundrejt SharePoint. Mund ta themi pa frikë se në këtë fushë prin IBM.

Sony dhe Nintendo

Sony dhe Nintendo nuk janë partnerë, natyrisht, por ne do t’i fusim në rivalitet këtu për shkak se Microsoft ka shpenzuar shumë burime zhvillimi për Xbox 360 dhe Kinect, gjigantët e njohur të video lojërave. Xbox dhe Kinect mund të jenë shembulli më i mirë i lidhjes së Microsoft-it me audiencën e re. Edhe pse Nintendo ishte e para që shfaqi kontrollet e bazuara në lëvizje, Kinect për Xbox 360 e bëri këtë edhe më të mundshme duke ofruar kontroll të plotë dhe duke u mundësuar lojtarëve që të luajnë duke përdorur vetëm trupin e tyre.

Microsoft shiti 8 milionë pajisje Kinect në vetëm 60 ditë, 50 milionë konsola Xbox 360 në total, krahasuar me 85 milionë Wiis dhe 48 milionë sisteme Sony Playstation 3. Kinect duket si produkti video lojë më inovator i lançuar vitin e kaluar, por me përurimin e 3D Nintendo DS, Microsoft ende nuk ka ndonjë përgjigje nga fronti i video lojërave.

Research in Motion

Teksa Apple dhe Google garojnë kundër Microsoft-it në një numër frontesh, ekziston vetëm një treg ku RIM garon kundër Microsoft-it: pajisjet celulare, duke përfshirë smartphone-t dhe tani tabletët. Ashtu si Apple dhe Microsoft, BlackBerry i RIM është larg Redmond-it në këtë fushë. Windows Phone 7 do të orvatet të joshë konsumatorët dhe t’i tërheqë ata tek iPhone-t dhe Android-ët, por prezenca e BlackBerry siguron se orvatja e Microsoft-it për t’u futur në tregun e telefonave do të jetë një përpjekje e mundimshme gjithashtu.

Në semestrin e katërt, Microsoft kishte vetëm 3.1% të tregut të telefonave në mbarë botën, sipas Canalys, krahasuar me 14.4% të RIM, i cili ishte në vendin e katërt pas Android, Nokia dhe Apple. Nëse Research in Motion mbetet mbrapa, kjo do të jetë për shkak të iPhone-ve dhe Android-ëve dhe jo për shkak të Windows Phone 7.

Mozilla Corp

Edhe pse aktualisht Chrome e ka marrë me vrull tregun e shfletuesve, është Firefox i Mozilla-s ai që shihet si rreziku i dytë për Microsoft-in dhe Internet Explorer deri më tani. I lançuar në 2004, sipas disa statistikave Firefox ka një përqindje prej 22% deri në 30% në përdorimin në web, duke përfituar kështu nga perceptimi se është më i shpejtë, më i përshtatshëm dhe madje më i sigurt.

Internet Explorer ka afërsisht mes 41% dhe 57% të përdorimit web, ndërsa Chrome e kalon vlerën 10%. Microsoft është duke u përpjekur që të kthejë pas humbjen e përdoruesve me Internet Explorer 9, një produkt beta që është një përmirësim i madh në krahasim me versionet paraprake, por ndarja e tregut të IE ka pësuar rënie pothuajse çdo muaj për vite të tëra, sipas një gjurmuesi të përdorimit të Net Applications.

Çdo ditë, Internet Explorer i Microsoft-it po injorohet nga për doruesit për shkak se ata po kuptojnë se shfletuesit e rinj ofrojnë përfitime kundrejt IE dhe mund të instalohen me vetëm disa klikime. Vetëm një lançim i suksesshëm i IE9 do të mund të kthente namin e Microsoft-it në tregun e shfletuesve.

Cisco

Cisco ka ndërtuar një sistem komunikimi shumë unik, me produkte si TelePresence, WebEx dhe telefonatat VoIP. Edhe Magic Johnson përdor Cisco. “Microsoft dhe Cisco janë furnizuesit më të mëdhenj të komunikimit”, ka deklaruar Infonetics Research vitin e kaluar pasi kishte anketuar konsumatorët. Microsoft është duke i bërë komunikimet unifikuese prioritet kryesor me Lync dhe Lync Online, pasardhësi i Office Communications Server të Redmond.

Microsoft ka zbritur çmimet me gjeneratën e fundit, por ndërmarrjet e interesuara për softuerët e bazuar në cloud duhet të presin për shkak se Lync Online nuk do të jetë në dispozicion deri në lançimin e Office 365, i cili është ende në versionin beta. Versioni fillestar i Lync Online nuk do të ketë të gjitha aftësitë e telefonave të disponueshëm në softuerët e objekteve. Megjithatë, Microsoft duket se është gati të bëjë një punë të madhe në këtë treg.

Ndiqni Jon Brodkin në Twitter: www.twitter.com/jbrodkin

Lajmet e fundit>