Technology

Më 11 Maj mbahet në Tiranë Konferenca “Sinergjia mes Certifikimit të Njohurive, Akademisë dhe Punësimit”

May 10 2017
0 Shpërndarje
Organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë për Inovacion dhe Administratën Publike, Certiadria dhe tech360 kjo konferencë vjen më 11 Maj në Tiranë. Më 11 Maj mbahet në Tiranë Konferenca “Sinergjia mes Certifikimit të Njohurive, Akademisë dhe Punësimit” Photo Source: Microsoft

Shkollat moderne dhe mundësitë që ofron teknologjia në proceset mësimore për studentët dhe mësuesit do të jenë temat kryesore të Konferencës Sinergjia mes Certifikimit të Njohurive, Akademisë dhe Punësimit.

Organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë për Inovacion dhe Administratën Publike, Certiadria dhe tech360 kjo konferencë vjen më 11 Maj në Tiranë.

Një vëmendje të veçantë pritet ti kushtojnë Ministrja për Inovacion dhe Administratën Publike zj Milena Harito dhe Drejtori i Microsoft Albania z. Sokol Vladi.

Kjo konferencë do të ndajë me pjesëmarrësit njohuritë rreth trendeve më të fundit të IT-së për shkollat dhe sesi mund të shfrytëzohen për të pasur rezulatate më të larta.

Ajo do të ofrojë informacion teknik, certifikime IT, kurrikula, punë interaktive në grupe, studime dhe eksperiencat më të mira të mësimdhënies me zgjidhjet teknologjike nga rajoni.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Dekanë, Profesorë, organizata joqeveritare dhe kompani të cilat mund të mësojnë sesi të përmirësojnë proceset mësimore, të përdorin teknologjinë në orare mësimore, të përmirësojnë vlerën e projekteve dhe aftësitë e punonjësve, të prodhojnë fuqi punëtore më cilësore dhe të rrisin mundësitë e punësimit për studentët e tyre.

Konferenca hapet të Enjten në ora 10:00 në ambientet e Innovation HUB Albania. Në fokus do të jenë Microsoft Imagine Academy, eksperiencat e Certiadria në fushën e edukimit me teknologjinë dhe Office 365 për studentët.

Pjesë e saj do të jenë edhe dy panele diskutimesh rreth mundësive që ofron teknologjia për studentët dhe rëndësisë së certifikimit.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj konference mund të regjistrohen në këtë formular online. Pjesëmarrja është e lirë.

Rreth Microsoft Albania

Microsoft Albania është dega shqiptare e Microsoft, e themeluar ne Korrik 2008 dhe e udhëhequr me dëshiren për të ofruar zgjidhje innovative në tregun Shqiptar. Objektivi kryesor është bashkëpunimi i ngushtë me shumë kompani Shqiptare brenda Microsoft Partner Network për të zhvilluar zgjidhje të reja dhe për të adresuar sfidat e biznesit.

Rreth Certiadria

Certiadria është një kompani ndërkombëtare certifikimi dhe edukimi, partner i Certiport për rajonin e Adriastikut e cila punon me disa prej markave më të shquara botërore si Microsoft, Adobe, Autodesk, Toon Boom për të ofruar libra, praktika, kurrikula dhe certifikime të njohura globalisht.

Rreth Tech 360

Tech360 është kompania më e re ne tregun shqipëtar që ofron prodhimet të teknologjisë më të fundit dhe zgjidhje për automatizimin e hapësirave private, publike dhe të biznesit.

Lajmet e fundit>