Aplikacione

100 milionë shkarkime nga Mac App Store

Dec 12 2011
0 Shpërndarje
100 milionë shkarkime nga Mac App Store

Kompania Apple sot njoftoi që konsumatorët e saj kanë shkarkuar aplikacione nga Mac App Store më shumë se 100 milionë herë. Kjo shifër është një rezultat jashtëzakonisht i mirë për Apple pasi Mac App Store është hapur vetëm 11 muaj më parë me më shumë se 1000 aplikacione.

Mac App Store është dyqani i dytë online i Apple pas iOS App Store. Kjo e fundit gjatë vitit të parë  kishte arritur në shifrat prej 1.5 miliardë shkarkime.

Bazuar në 100 milionë shkarkimet, Apple konsiston që Mac App Store është dyqani më i madh në botë për aplikacione të kompjuterëve PC. Ky dyqan ka marrë lëvdata nga zhvillues me renome si Autodesk, Pixelmator dhe algoriddim, derisa javën e kaluar ka publikuar listën e aplikacioneve më të mira të këtij viti në bazë të shkarkimeve në Mac App Store.

 

 

Lajmet e fundit>