Karriere

10 veçoritë e përbashkëta të CIO-ve më të suksesshëm

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
10 veçoritë e përbashkëta të CIO-ve më të suksesshëm

leadership_circle-100509871-primary-idgeNë librin e tyre, “Rrëfimet e një CIO të suksesshëm: Si i trajtojnë CIO-t më të mirë sfidat e tyre më të vështira në biznes” autorët Dan Roberts dhe Brian Watston ofrojnë nëntë skica të CIO-ve të cilët kanë shfaqur në mënyrë unike shkathtësitë dhe karakteristikat e liderëve të natyrshëm. Për shembull, Filippo Passerini nga Proctor & Gamble është “Parashikuesi”, Steve Bandrowczak nga HP është “Rregulluesi” dhe Carol Zierhoffer nga ITT është “Pilotja”.

Derisa libri thekson se si Passerini, Bandrowczak, Zierhoffer e po ashtu edhe Rebecca Rhoads (Raytheon Company), Lynden Tennison (Union Pacific), Wayne Shurts (Sysco), Don Imholz (Centene), Sheleen Quish (Sheleen Quish Consulting and ish CEO i US Can) and Greg Schwartz (USAA) iu përgjigjën sfidave në karrierat e tyre menjëherë në mënyra unike, Roberts dhe Watson thonë që këto janë 10 virtytet e zakonshme që i kanë të përbashkëta këta CIO.

Nëntë CIO-t që i kanë përmendur autorët ndërmarrin rreziqe dhe nuk frikësohen për të ndjekur ide të mëdha sepse ata e dinë që ata mund ta flasin gjuhën dhe ta bëjnë investimin. Ata e kanë sigurinë për të ndërmarrë hapin dhe për t’iu përgjigjur thirrjes kur është e nevojshme për të shpëtuar kompanitë e tyre.

CIO-t e suksesshëm, thotë autori, vlerësojnë njerëzit dhe e kuptojnë vlerën që njerëzit e tyre sjellin në organizatën e tyre dhe nuk i trajtojnë ata si gjëra që mund të këmbehen. Pavarësisht gjendjes së tyre, këta liderë të IT-së dhe biznesit e kuptojnë nevojën për të marrë vendime të vështira dhe ta kuptojnë që ata mund të sjellin ndryshim në gjendjen e kompanisë. Këta CIO janë të orientuar në rezultate dhe janë të përqendruar në përmirësim të biznesit të tyre.

CIO-t e suksesshëm, thonë Roberts dhe Watson, janë inovatorë të cilët bëjnë më tepër se sa ndërtimi i skuadrave për të sjell teknologji. Ata krijojnë ndryshime që e çojnë biznesin përpara. Ata janë po ashtu liderët transformues të cilët nuk kanë vetëm vizion, por edhe motivim për të frymëzuar skuadrat e tyre për ta arritur atë vizion.

Ata nuk kanë vetëm një vizion rreth të cilit duan ta orientojnë skuadrën e tyre. Ata janë të vetëdijshëm dhe i bazojnë veprimet dhe vendimet në sukseset, sfidat dhe dështimet e të kaluarës. Top CIO-t shquhen me parashikim të së ardhmes dhe në identifikim të rreziqeve dhe mundësive dhe e orientojnë veten përgjatë kësaj.

Si dhe CIO-t duhet se si të formojnë rrjet. Ata kanë kultivuar rrjete të gjera profesioniste dhe dinë se si të përdorin këto rrjete për të ndarë përvojat e tyre. Roberts dhe Watson theksojnë këto Top 10 atribute të CIO-ve në infografikun e mëposhtëm. (CIO Albanian)

confessions-infographic_120-100509861-large.idge

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>