Business & Management

10 shtetet më të mira dhe më të këqija për të ngritur një kompani IT-je “offshore”

May 27 2013
0 Shpërndarje
10 shtetet më të mira dhe më të këqija për të ngritur një kompani IT-je “offshore”

IT ShteteCIO-t ndeshen gjithmonë me vështirësi kur vjen puna tek krijimi i kompanive të reja offshore, veçanërisht në aspektin e gjuhës.

Shumë prej tyre e njohin mire anglishten dhe presin që në vendin e ri të gjejnë njerëz që dinë ta flasin atë gjithashtu. Ky artikull do të shohë shtetet më të mira dhe më të këqija për të ngritur një kompani “offshore” në aspektin e njohurive të anglishtes.

Sipas të dhënave nga GlobalEnglish, një kompani me zyra qendrore në Kaliforni të SHBA-së, njohuritë në anglisht janë rritur ndjeshëm nga viti i kaluar. Këto të dhëna janë përpunuar në bazë të testeve që u janë bërë punonjësve të ndryshëm në 78 shtete të botës.

Bëhet fjalë për analizimin e rezultateve të provimeve të 212,883 punonjësve të cilët nuk kanë gjuhë amtare anglishten. Në bazë të tyre është krijuar Indeksi i Anglishtes së Biznesit. Shtetet janë renditur nga 1 në 10.

Shifra 1 tregon aftësinë për të përdorur në minimum anglishten, duke iu përgjigjur vetëm pyetjeve të thjeshta. Mesatarisht indeksi i Anglishtes së Biznesit në botë ishte 4.75, duke shënuar një rritje prej 14% nga viti i kaluar. Megjithatë, edhe pse kjo shifër është treguese e mirë për biznesin, ka ende vend për përmirësim.

Më poshtë paraqiten 10 shtetet më të mira në aspektin e njohurive në anglisht (folësit të cilët nuk e kanë gjuhë amtare):

1. Filipine

2. Afrika e Jugut

3. Norvegjia

4. Holanda

5. Mbretëria e Bashkuar

6. Australia

7. Belgjika

8. Finlanda

9. Suedia

10. India

10 shtetet më të këqija:

1. Honduras

2. Kolumbia

3. Meksika

4. Arabia Saudite

5. Kili

6. El Salvador

7. Brazili

8. Turqia

9. Venezuela

10. Jemeni

Tags >

it
Lajmet e fundit>