Internet

10 shkurtesat më të dobishme për përdoruesit aktivë të Gmail-it

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
10 shkurtesat më të dobishme për përdoruesit aktivë të Gmail-it

Posta elektronike apo E-Mail është një e keqe e domosdoshme dhe fatmirësisht Gmail-i na e bën përdorimin e saj më të lehtë dhe më argëtues për të na ndihmuar t’i bëjmë punët më shpejt.

Ne kemi përzgjedhur 10 shkurtesat (shortcuts) më të dobishme të Gmail-it, tëcilat ju ndihmojnë në strukturimin e aktivitetit tuaj të përditshëm. Shfleto dhe udhëto përmes Gmail-it, duke përdorur truke përmes tastierës në vend të përdorimit të miut (mouse) tuaj.

Përpara se të testoni këto shkurtesa, sigurohuni që e keni të aktivizuar këtë shërbim në Gmail-in tuaj. Këtë mund ta bëni duke klikuar tek Seetings> General > Keyboard Shortcuts dhe duke e kthyer atë në funksion (on).

1. Compose

Shtyp Shift + C për të kompozuar një mesazh të ri në një dritare të re.


2. Lëviz poshtë-lartë

Levizni ndërmjet mesazheve në postën tuaj elektronike, duke shtypur K dhe J, respektivisht për të lexuar e-maile të reja dhe të vjetra.

(Kutia ne formë shtylle në të djathtë të shigjetës së kuqe tregon se në cilin e-mail keni arritur konkretisht duke e theksuar mesazhin.)


3. Zgjidh/Selekto Mesazh

Siç jeni duke bredhur në postën tuaj, ju mund të zgjidhni një mesazh duke shtypur në tastierë shkronjën X. Nga aty, ju mund të kryeni disa funksione të ndryshme si arkivim, etiketim (label) etj.

4. Lëviz mes bisedave

Pasi e keni hapur një e-mail/bisedë, shtyp në tasierë shkronjën N dhe P, përkatësisht për të lëvizur në një bisedë të re dhe/apo të vjetër. Ju mund të shtypni në tastierë shkronjën O ose butonin ENTER për ta zgjeruar kutinë e bisedës.

(Kutia ne formë shtylle në të djathtë të shigjetës së kuqe tregon mesazhin aktual të theksuar)


5. Arkivimi

Pasi ta keni hapur një e-mail, thjeshtë shtypni shkronjën E në tastierë për ta arkivuar. Nëse tashmë e keni të aplikuar etiketën, e-maili do të arkivohet në atë dosje.

6. Përgjigje dhe përcjellje (Reply & Forward)

Pasi ta keni hapurnjë e-mail, shtyp R për të kthyer përgjigje me reply, shtyp A për t’i kthyer përgjigje të gjithëve reply all, ose shtyp F për ta përcjellë diku mesazhin.

7. Ruaj në formën Draft

Nëse jeni në mes të një kompozimi të një mesazhi dhe dëshironi t’i riktheheni mëvonë, shtypni në tastierë Ctrl+S nëmënyrë që ta ruani në draft mesazhin.

8. Fshij

Për ta fshirë mesazhin nga kutia juaj postare, shtypni shenjën # në tastierën tuaj.

9. Etiketim dhe zhvendosje

Pasi ta keni hapur një mesazh e-mail ose e keni selektuar atë mesazh në kutinë tuaj postare, shtyp butonin L për të aktivizuar funksionin etiketim (label). Do të shfaqet një kuti drop-down ku do të shfaqen dosjet e personalizuara të gmail-it tuaj. Mund të zgjidhni njërën nga dosjet për ta lëvizur mesazhin, ose shtypshkronjën e parë të dosjes në mënyrë që ta kërkosh.

10. Shënjoje si të lexuar ose si të pa lexuar mesazhin

Në momentin që keni hapur një mesazh e-mail, ose shtyp Shift+I për ta shënjuar si të lexuar, ose Shift+U për ta shënjuar si të palexuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>