Investim

10 miliardë lekë investime në telekomunikacion

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
10 miliardë lekë investime në telekomunikacion

Investimet e operatorëve në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit gjatë vitit 2011 ishin rreth 10 miliardë lekë, ose pak më shumë se 71 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se investimet janë të përqëndruara kryesisht në infrastrukturë rrjeti fiks ose mobil. Tendenca është në favor të rritjes së investimeve nga operatorët që ofrojnë komunikim përmes rrjeteve fikse.

Gjatë vitit të kaluar, në rrjetet fikse ISDN, platformat IP dhe rrjetet e fibrit optik u investuan rreth 3.2 miliardë lekë, një rritje kjo prej 79% krahasuar me vitin paraprak. Informacionet më të fundit tregojnë se gjatësia e rrjetit të fibrit optik e shtruar nga operatorët shqiptarë ka arritur në afro 4,700 kilometra, nga të cilat 60% zotërohen nga “Albtelecom”, dhe 40% nga operatorët alternativë të komunikimeve përmes rrjeteve fikse.

Në vlerë absolute, investimet në rrjetet mobile ngelen më të mëdha, por ato paraqiten në një tendencë rënëse. Investimet në teknologji të rrjeteve mobile vitin e kaluar ishin 6.8 miliardë lekë, një rënie vjetore prej 16%.

Këto të dhëna tregojnë se konkurrenca po forcohet veçanërisht në rrjetet fikse, ku operatorët alternativë që ofrojnë shërbime telefonie apo interneti po tentojnë të zgjerohen dhe të thyejnë pozitën e fortë të “Albtelecom”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>