Menaxhim Projektesh

10 mënyra për t’u relaksuar gjatë punës pa u diktuar

May 10 2012
0 Shpërndarje
10 mënyra për t’u relaksuar gjatë punës pa u diktuar

 

Kur jeni në punë do të thotë se nuk mund të bëni pushim kurdo që dëshironi. Por, megjithatë ekzistojnë edhe arsye solide për të bërë pushim. Veçanërisht “shfletimi i Web-it” në punë është një gjë shumë e mirë, thuhet në një studim të kryer në vitin 2009 nga Universiteti i Melbourne-it.

Ky studim ka gjetur se njerëzit të cilët kalojnë më se 20 përqind të kohës së tyre në punë duke shfletuar internetin për kënaqësi janë rreth 9 përqind më produktiv sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Shefi mund të mos pajtohet, megjithatë mbani mend të citoni këtë studim nëse ju zënë duke bërë gjëra personale gjatë orarit të punës. Dhe nëse i merrni seriozisht këto këshilla, kurrë nuk do të diktoheni.

 

Boss Button
Ju duhet të punoni, por është një gjë e pahijshme për shefin tuaj që t’ju detyrojë të punoni në kohën kur ka ndeshje sportive live. Shikojini ndeshjet nga zyra juaj nëse guxoni, por megjithatë duhet të keni edhe ndihmën e aplikacionit boss key Boss Button i CBS Sports është një vegël e favorshme për shumë fansa që i shikojnë ndeshjet nga vendi i tyre i punës. Kur e klikoni, shfaqet një spreadsheet falso, kurse loja zhduket. Një buton i mirë paniku si Magic Boss Key i Efreesky Software i fsheh të gjitha dritaret aktive dhe ndalon zërimin. Por gjëja më e rëndësishme që duhet të keni parasysh është të mos përdorni të njëjtin aplikacion me atë që përdor shefi juaj.

 

Cicëron, cicëron spreadsheet 
Sa e shijshme ka qenë dreka sot? Me të vërtetë është veshur ajo ashtu në takimin e stafit? E shumë e shumë thashetheme të tjera. Twitterverse ju ndihmon të jeni në hap me ngjarjet e fundit, edhe nëse u është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale në vendin e punës. Instaloni Spreadtweet, një klient falas nga Twitter, i maskuar si spreadsheet.

Edhe pse nuk është një vegël shumë atraktive ose intuitive për Twitter— megjithatë është një maskim i mirë për të gjithë përdoruesit e pasionuar pas Twitter për t’i ikur përgjimit të menaxhmentit.

 

Me të vërtetë jam duke punuar!
Lojërat kompjuterike është vështirë t’i fshihni nga shefi, përveç nëse përdorni web faqen CantYou- SeeImBusy.com, e cila ofron një mori lojërash të thjeshta që maskohen si të jenë aplikacione të office. Këto lojëra përfshijnë Breakdown, klonimin Breakout që kthen tekstin në një procesor shkrimi; Leadership, ku përdorni hapësirën e butonave për t’u shtirur kinse jeni duke punuar në një spreadsheet dhe Cost Cutter, një spreadsheet tjetër që ju sfidon të klikoni kombinime prej dy ose më shumë blloqesh të të njëjtave ngjyra. E nëse shfaqet shefi, vetëm shtypni butonin space dhe të gjitha elementet e lojërave do të zhduken; do të mbetet hapur vetëm aplikacioni office.

 

Shmangia e telefonatave
A keni dashur ndonjëherë t’u shmangeni telefonatave të mërzitshme të konferencave dhe nuk keni gjetur arsye se si të largoheni? Ose ju është dashur t’u përgjigjeni telefonatave të shefit, i cili kërkon një status azhurnimi të raporteve tuaja? Në rregull, SorryGottaGo.com është këtu për t’ju ndihmuar. Kjo faqe falas ofron me dhjetëra klipe audio, që kur luhen në prapavijë, ofrojnë mundësi për t’u arsyetuar për ndërprerjen e telefonatave. Pjesa Business Office e kësaj faqeje përfshin më se 16 zhurma të ndryshme prapavije, duke filluar nga cingërrimat e celularëve ose telefonave të punës, tingujt e ahengut në zyrë si dhe një melodi të pager (nëse dëshironi të kujtoni vitet ‘80).

 

Lundroni fshehurazi
Imagjinoni për një moment sikur menaxhmenti të ketë bllokuar web faqet tuaja të preferuara. A mund të hyni në to sërish? Ndoshta. Provoni të përdorni një proxy anonim falas si The Cloak. Shfletoni njërën prej këtyre web faqeve dhe shkruani URL-në e faqes së ndaluar, të cilës dëshironi të hapni, p.sh. Facebook, Twitter ose YouTube. Disa ngecje: Proxy mund të jetë më i ngadalshëm sesa një lidhje direkte dhe mund t’ju kushtëzojë me një sesion falas për një periudhë të caktuar kohore. Disa faqe si Facebook mund ta kuptojnë se jeni lidhur me një mënyrë të çuditshme dhe ju kërkojnë të verifikoni identitetin tuaj duke iu përgjigjur pyetjeve të sigurisë ose duke ofruar informacione të tjera personale. Përfundimisht, duhet pasur kujdes kur zgjidhni një proxy anonim falas, për shkak se shumica e tyre janë hajdutë identiteti që grabisin informacionet tuaja personale.

Kapini duke ju vështruar nga prapa
Si mund të relaksoheni kur shpina juaj është përballë shefit? C.H.I.M.P. është një pasqyrë e montueshme me vlerë 8$, që montohet mbi monitorin tuaj dhe ofron pamje nga pas shpinës suaj. Nuk ka më befasi (dhe pengesa!) teksa jeni duke shikuar klipe në Hulu ose duke azhurnuar rezymenë tuaj. Problemi

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit>