Business & Management

10 këshilla si të fitoni sfidën e menaxhimit të aseteve IT

Jan 24 2013
0 Shpërndarje
10 këshilla si të fitoni sfidën e menaxhimit të aseteve IT

It AssetsKompanitë marrin shumë përfitime nga kontrolli i aseteve IT. Ato mund të evitojnë shpenzime masive të paplanifikuara, të rrisin produktivitetin si dhe të ofrojnë akses të menjëhershëm mbi asetet gjatë proceseve të marrjes së vendimeve.

Kur të dizajnoni një program ITAM (IT asset management), kini parasysh këto këshilla:

1. Dikush do të jetë përgjegjës. Çdo projekt i suksesshëm fillon me njerëzit, vazhdon me proceset dhe përfundon me teknologjinë. Meqenëse ITAM prek çdo aspekt të biznesit, projekti duhet të ketë një lider i cili di jo vetëm të bashkojë njerëzit, proceset dhe teknologjinë e duhur, por ka gjithashtu mbështetjen e të gjithë aksionerëve në momentin e sponsorizimit.

2. Cikli i jetës. Ashtu si shumica e gjërave në jetë, asetet kanë një cikël jete: planifikim, gjetje, shpërndarje, menaxhim dhe heqje nga qarkullimi. Planifikoni se cilat lloje asetesh ju duhen për biznesin tuaj, negocioni me shitësit për t’i siguruar ato, përgatitini për përdorim, gjurmoni vendndodhjen e tyre dhe regjistroni çdo veprim që ndodh me to gjatë përdorimit. Në fund, hiqini nga qarkullimi kur të vijë momenti që nuk do të duhen më. International Association of Information Technology Asset Managers (IAITAM) ofron një sërë informacionesh mbi ciklin e jetës.

3. Burimi i së vërtetës. Të pasurit e spreadsheet-ve në Excel, të ndara në kompjuterë të ndryshëm, nuk është mënyra e duhur për menaxhimin e aseteve. Për të qenë të suksesshëm, është e rëndësishme të bihet dakord mbi një depozitë të ruajtjes së aseteve, e cila tregon gjendjen e vërtetë të kompanisë. Mënyra ideale do të ishte që kjo depozitë të ishte e lidhur me një sistem të menaxhimit të shërbimeve, i cili të jetë i aftë të gjurmojë asetet gjatë ciklit të jetës së tyre në mënyrë që rekordet të jenë aktuale.

4. Vizibiliteti përmes raportimit dhe matjes. Nuk mund të menaxhoni atë që nuk arrini ta masni dhe nuk mund të masni atë që nuk mund ta vëzhgoni. Kur të zgjidhni një mjet të caktuar për programin ITAM, sigurohuni që ka opsionet e duhura për matjen e performancës. Verifikoni lehtësinë e gjenerimit të këtyre informacioneve dhe mos harroni se kjo është mënyra më e mirë për të pasur informacione të sakta kur t’ju duhet të merrni vendime strategjike.

5. Automatizimi është miku juaj. Aplikoni teknologjinë moderne për të eliminuar gabimet manuale të hedhjes së të dhënave. Për shembull, përdorni RFID apo barkodet për të përditësuar depozitën e aseteve në kohe reale. Për më tepër, duhet të përdorni edhe mjete “zbuluese” që ndjekin lëvizjen e aseteve.

6. Ofroni opsione vetëshërbimi. IT mund dhe duhet të përdorë përvojën e Amazon-it për biznesin. Ofroni një portal të kuptueshëm, konçiz dhe të lehtë për t’u përdorur nga punonjësit për të gjetur artikuj. Informojini ata se sa kushtojnë artikujt dhe ofroni përditësime në kohë reale të gjendjeve.

7. Paraja është gjuha e biznesit. Secili aset ka një kosto, dhe paraja është gjuha e biznesit. Integroni ITAM me menaxhimin financiar të IT-së për t’u koordinuar me pjesën tjetër të kompanisë. Në këtë

mënyrë mund të shkëmbehen rregullisht kostot dhe faturat si dhe të menaxhohen më mirë kërkesat duke e drejtuar kompaninë tek një kulturë të orientuar nga kostot.IT asset

8. Reduktoni mundimin e auditorëve të mërzitshëm të softuerëve. Të gjithë ata që kanë provuar një auditim softuerik, e dinë se menaxhimi i dobët i një softueri asetesh i kushton shtrenjtë kompanisë, për të mos përmendur më pas risqet e shumta. Është e vështirë të mbahet lista e të gjithë softuerëve, modeleve, licencave dhe konsumimit të tyre. Duhet të jeni në gjendje të automatizoni menaxhimin e licencave të softuerëve për të evituar pagesat e panevojshme për softuerë që nuk po përdoren, apo akoma më keq, të mënjanoni gjobat në rastet kur po përdorni një softuer për të cilin nuk keni paguar.

9. Mos harroni mjetet e konsumit. Bojërat e printerëve, tastierat, mouse-t apo pajisje të tjera të konsumit që mund t’ju shpenzojnë shumë buxhet nëse nuk i menaxhoni me kujdes. Edhe pse këto mjete ndonjëherë nuk hyjnë në listën e aseteve që merren në konsideratë nga financa, edhe ato kanë një cikël jete dhe shpeshherë mund të jetë më e përshtatshme të përfshihen në sistemin e gjurmimit të ITAM. Programoni një opsion të veçantë që ju njofton në rastet kur nivelet e inventarit të tyre bien nën një kufi të caktuar. Në këtë mënyrë, keni mundësi të ofroni shërbim më të shpejtë dhe të planifikoni më mirë.

10. Asnjë listë nuk quhet e kompletuar pa cloud. Njerëzit, kur mendojnë për menaxhimin e aseteve, u shkon mendja tek artikuj fizikë si laptopë apo printerë. Megjithatë, artikuj të tjerë jo-fizikë si burimet virtuale apo ato të bazuara në cloud mund të konsiderohen gjithashtu asete. Edhe këto burime kanë një cikël jete të përbërë nga planifikimi, gjetja e tyre, shpërndarja, menaxhimi dhe heqja nga përdorimi. Për të evituar shpenzimet e panevojshme dhe burimet e shpërndara, këto elemente duhet të trajtohen si asete dhe të menaxhohen si të tilla. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>