Mobile

10 këshilla për të kthyer Androidin në një telefon biznesi

May 2 2011
0 Shpërndarje
10 këshilla për të kthyer Androidin në një telefon biznesi

altAndroidi ka kaluar BlackBerryn për tu bërë telefoni i mençur me sistem operativ i tretë në botë pas Symbian dhe iPhone. Megjithatë, tani Android është numër një sipas disa raporteve të fundit nga comScore de Nielsen. Këto raporte zbulojnë që Android është duke u ngritur pothuajse në të gjitha grupet demografike.

Pra, edhe nëse organizata juaj zyrtarisht nuk e përkrah Androidin, mos u befasoni nëse punëtorët e kompanisë tuaj janë duke zbuluar mënyra të bëjnë punët e tyre biznesore dhe aplikacionet në telefonat e tyre sipas përzgjedhjes së tyre.

“BlackBerry dhe BlackBerry Enterprise Server [BES] janë standarde të arta kur vjen në pyetje ndërmarrja” thotë një analist për Forrester Research. Ai vazhdon “Versionet e hershme të Android nuk kanë pasur karakteristikat e sigurisë të cilat i kërkojnë një ndërmarrje, por kjo ka ndryshuar. Secili përditësim i Sistemit Operativ ngrit nivelin e sigurisë dhe shton më shumë karakteristika të dobishme për komunitetin biznesor.”

Android ka akoma punë për të bërë që të barazohet me cilësinë dhe fuqinë e BES, por nuk është edhe ndonjë punë aq e madhe sa mund të mendoni. Ja 10 këshilla për të shndërruar një Android në një telefon biznesor solid.

 

1.       Kyçni ato ekrane. Në ndërmarrje, telefonat biznesor duhet të kenë shumë karakteristika sigurie. Disa janë komplekse. Disa janë tepër të thjeshta. Le të fillojmë me gjërat e thjeshta. Shumë njerëz zhbllokojnë ekranin e tyre thjeshtë duke lëvizur gishtin poshtë. Kjo është më e përdorura. Por, s’ka nevojë të jetë ashtu. Me “Settings” tek “Security” ju mund të vendosni një mënyrë më komplekse për zhbllokimin e ekranit tuaj ose për të vënë një fjalëkalim me PIN.

2.       Merrni antivirus për mobil. Me malware mobil që kanë goditur tregun e Androidëve ju duhet të siguroheni që keni një program antivirus aktiv në telefonin tuaj. Janë shumë opsione në dispozicion, shumica prej tyre falas. DroidSecurity dhe Lookout Mobile Security janë dy prej më të mirave.

3.       Merrni identifikimi shumë-faktorësh. Veglat e palëve të treta, si SecureAuth dhe PhoneFactor, ofrojnë identifikim shumë-faktorësh për Android, pra përdoruesit mund ti qasen aplikacioneve të ndërmarrjes më të sigurt. SecureAuth mundet edhe të lidhet në ActiveDirectory në mënyrë që të menaxhoj identitetin e përdoruesve mobil me aq forcë sikur ata të lidheshin në LAN.

4.       Përdorni Google Apps të menaxhoni policat e sigurisë të Androidit. Përderisa ju mund të mos keni mbi 450 polica të BES, Google Apps mund të ju ndihmoj të forconi policat e sigurisë në Android. Google Apps Device Policy Administration ju jep administratorëve mundësi të detyrojnë polica të tilla si kërkesa për fjalëkalime, kriptimi i të dhënave dhe vendosja e time-out për kyçjen e ekranit. Kjo mund të përdoret edhe për të pastruar nga largësia pajisjet e humbura apo të vjedhura.

5.       Adoptoni Mobile Device Management (MDM). Nëse dëshironi t’i afroheni edhe më shumë funksionalitetit të BES, atëherë edhe këtë mund ta bëni me Android. Dallimi i madh është që Android është një platformë e hapur që inkurajon zhvillimet e palëve të treta, dhe ju duhet të merrni disa vendime pasi disa tregtar MDM sjellin kontroll të ngjashëm si BES për Android, iPhone, dhe pajisje tjera mobile. Sipas Kane, Good Technology dhe Sybase’s Afaria janë në krye të listës. Megjithatë ka disa konkurrentë që u janë afruar këtyre dyjave përfshirë AirWatch, BoxTone, MobileIron dhe Zenprise. Me MDM në vend, ju mund të kodoni të dhënat në përdorim, të forconi policat e fjalëkalimeve nga largësia, të fshini të dhënat nga largësia, të dhënat e korporatës dhe të vendosni të drejta për qasje në bazë të roleve të ndryshme.

6.       Përcaktoni versionin më të hershëm që do të përkrahni. Edhe me veglat e sigurisë për palët e treta, njëra nga sfidat më të mëdha të administratorëve për menaxhimin e Android do të jetë pamundësia për të fshirë policat që secilin version të sistemeve operative. E njëjta vlen edhe për iPhone. Mënyra për të zgjidhur këtë është të krijohet një bazë themelore nën të cilën organizata juaj nuk do të shkonte. Për Android, 2.2 do të duhej të ishte kufiri, ndërsa për iPhone nën iOS4 do të ishte nën standardet e korporatave.

7.       Integroni dhe siguroni emailin. Ofruesi kryesor i email në Android kuptohet që është Gmail, dhe shumë njerëz thjeshtë konfigurojnë Gmailin të ngrehet në llogaritë e tyre në ndërmarrje. Kjo është mirë nëse ju thjesht dëshironi të kyçeni në email përderisa jeni në rrugë, por për integrimin me Microsoft Exchange, ka mangësi. TouchDown shërben si klient mobil për Exchange, duke u dhënë klientëve qasje të sigurte në emailin e korporatës, kalendarin, kontaktet, detyrat, dhe këshillat. Një nga vrimat e mëdha të sigurisë në Android është që ka mungesë të sistemit për kodimin e dosjeve – së paku për momentin.
TouchDown pranon të gjitha policat e mëdha të sigurisë të forcuara nga Exchange Server, si kodimi i SD kartelave, forcimi i PIN dhe fjalëkalimeve dhe rifreskimi i fjalëkalimeve. TouchDown ndan edhe veten në pjesë, prandaj aplikacionet tjera nuk lejohen të bashkëveprojnë me të dhënat në Exchange.

8.       Mbyllni vrimat PIM. Emaili në Android ka mungesë për disa karakteristika biznesore si Outlook për desktop. DejaOffice shton disa nga këto, siç janë të dhënat dhe memot, me të cilat punëtorët janë mësuar. Disa karakteristika tjera përfshijnë kodimin me ngjyra për ngjarjet në kalendar, aftësinë për të krijuar fusha të veçanta dhe aftësinë për të lidhur kontaktet me takimet në kalendar.

9.       Vendosni virtualizimin mobil. “Copëzimi(Partition)” është një fjalë që është shfaqur në disa nga aplikac
ionet e përmendura më lartë. Shumë aplikacione mbrojnë të dhënat e tyre nga një “kopsht me mur”. Ky është një fillim i mirë, por nuk është vështirë të nxirren informata kritike dhe të zhvendosen në mënyrë manuale. Për më tepër, përdoruesit akoma mund të nyjëtojnë aplikacionet personale me ato biznesore, që mund të shpije tek gabimet turpëruese e edhe të dëmshme. Red Bend Software ka një qasje më të mirë. Me Red Bend, IT mund të vendos imazhet e korporatës në Android si makina virtuale. Sistemi Operativ biznesor është tërësisht i ndarë nga SO personal. Në teori bizneset mund të përdorin virtualizimin mobil Red Bend për të zgjedhur një SO të veçantë të cilin ata e përkrahin dhe të cilin përdoruesit e përdorin si një imazh të veçantë në çfarëdo telefoni të mençur që ata kanë.

10.   Përsosni inputin. Njëra nga ankesat e parë të përdoruesve të BlackBerry për Android ka qenë mungesa e një tastiere fizike. Ka mundësi më të mira për input si Swype. Ashtu siç mund të shihet nga emri, Swype ju lejon të shkruani duke goditur gishtat tuaj në tastierë. Një input tjetër efektiv është edhe Veprimet Zanore të Android, Voice Actions.

Këto aftësi kanë përparuar më shumë se që pritej. Me këtë ju edhe mund të surfoni nëpër uebfaqe të ndryshme thjesht duke thënë “Go to New York Times.” E mund të thirrni edhe restorante duke thënë 'Call Cheesecake Factory."Por, jo vetëm kaq ju gjithashtu mund të dërgoni SMS apo email, të filloni ueb kërkime, dhe të merrni direktiva në udhëtim.

Dhe për fund. Google në shumë mënyra po tenton të ngrit telefonat e saj në “telefona biznesi”. S’është më vetëm për email dhe thirrje. Në botën e Android, telefonat biznesor fokusohen në produktivitet, aplikacione, dhe kyçje e përshtatshme në të dhënat e rëndësishme.

Lajmet e fundit>