Slider

10 gabimet më të shpeshta në dizajnimin e bazave të të dhënave

Oct 30 2012
0 Shpërndarje
10 gabimet më të shpeshta në dizajnimin e bazave të të dhënave

1. Të dhëna të pa normalizuara – një nga karakteristikat kryesore të SQL është aftësia për të mbledhur copëza të dhënash dhe për t’i shfaqur ato të bashkuara.

Prandaj, normalizimi është vendimtar në perfomancën e mirë të një baze të dhënash, por problemi qëndron tek fakti se “sa normalizim është i mjaftueshëm”. Sa më pak të normalizuara të jenë të dhënat, aq më e vështirë bëhet në kërkim. Një normalizim i mirë çon edhe në pakësimin e vlerave NULL.

2. Mungesa e çelësave – primary apo foreign keys. Një gabim i tillë do të çonte në rezultate jo të sakta nga query-të. Kështu, nëse çelësi primar mungon dhe në databazë ekzistojnë p.sh, dy persona me të njëjtin emër e mbiemër, atëherë do ta kishim të vështirë të dallonim diferencën mes tyre.

Po ashtu, një query që ka si funksion fshirjen e rreshtave, do t’i fshinte të dyja. Do të kishim probleme edhe me numërimin e rreshtave, kur jemi duke operuar me query-në “count”.

3. Tipet e gabuara të të dhënave – vendosja e tipeve jo të përshtatshme në fusha të caktuara. P.sh, në fushën e ID mund të kemi vetëm numra dhe jo karaktere.

Një gabim i tillë do të çonte në probleme si renditja, krahasimi etj. Kjo pasi numrat renditen numerikisht, teksti renditet alfabetikisht dhe datat kronologjikisht. P.sh, nëse një fushe ku lejohet teksti, renditja do të ishte e tillë: 1, 15, 109, 20, 245, 33. Po ashtu, nëse do të përpiqeshim të bënim krahasime, do të na rezultonte se “33” > “245”.

4. NULL-e të panevojshme – ky është një problem për të cilin nuk kemi shumë zgjidhje. Nëse një fushë është lënë NULL, do të thotë ose vlera nuk dihet ose një vlerë e tillë nuk aplikohet për atë fushë.

Megjithatë, ka disa fusha të cilat kanë një numër të limituar opsionesh (si p.sh, gjinia është vetëm mashkull ose femër) dhe një fushë e tillë nuk mund të jetë bosh, vetëm në rast se nuk e dimë me siguri nëse personi i përket seksit mashkull apo femër (si p.sh mund të jetë e pamundur për ta përcaktuar vetëm nga emri).

5. Drejtshkrim jo i saktë – gabime në drejtshkrimin e emrave; p.sh, Z. Philips mund të shfaqet si “Phillips”, “Philipps”, “Philps” etj. Kjo mund të ndodhë si rezultat i moskuptimit saktë të emrit nga shkrimi me dorë, apo edhe gabim i hedhjes së të dhënave në databazë.

Për të gjetur të dhëna të përafërta kur pikasim se kemi një gabim të tillë, mund të përdorim funksione si “LIKE” dhe % (në Access) që vendoset për një grup karakteresh. Psh: SELECT * FROM Member WHERE LastName LIKE “Phil”’.

Në rastin e një fushe që përbëhet nga 2 opsione “M” dhe “F” (për gjininë) dhe ku mund të ketë opsione të tjera përveç dy të përmendurave më lart, mund t’i gjejmë të gjitha këto gabime duke operuar me query-në e mëposhtme:

SELECT * FROM Member WHERE Gender NOT IN (‘M’, ‘F’)

6. Planifikim i dobët – nëse para së të ndërtojmë bazën e të dhënave nuk planifikojmë më parë një skemë të projektit atëherë do të jetë shumë e vështirë që ta realizojmë atë më të gjitha nevojat dhe kërkesat e parashtruara. Çdo shtim ose ndryshim i bazës së të dhënave mund të na çonte në ndryshimin e shumë pjesëve të tjera të saj.

Po ashtu, nëse shfaqeshin probleme do të ishte më e vështirë për t’i rregulluar në mungesë të një skeme fillestare. Edhe pse është e pamundur të parashikosh çdo detaj që do të duhet në ndërtimin e një projekti, është shumë e rëndësishme dhe mjaft e dobishme një planifikim fillestar.

7. Emërtime të dobëta – qëllimi i emërtimit është të identifikojë një objekt, prandaj vendosja e një emri jo të përshtatshëm apo të shkurtuar do të vështirësonte interpretimin e fushës apo rekordit.

Një bazë të dhënash duhet të jetë e ndërtuar që të jetë e kuptueshme nga të gjithë. Ajo nuk duhet të këtë kurrë emërtime të dyshimta, të paqarta apo me disa kuptime.

8. Mungesë dokumentimi – një projektues databazash duhet të ruajë gjithmonë një “legjendë” të saj, jo vetëm për personat e tjerë që përfshihen në ndërtimin apo mirëmbajtjen e saj por edhe për veten.

Dokumentimi i bazës së të dhënave ndihmon në rregullimin më me efikasitet të gabimeve, shpjegimin e saktë mbi të dhënat e saj, interpretimin e duhur të pjesëve të saj etj.

9. Mospërdorimi i procedurave të gatshme për aksesimin e të dhënave – edhe pse mund të kërkojnë më tepër kohë ato janë të nevojshme në mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe bashkëpunimin e tyre me njëra – tjetrën.

10. Mungesa e testimit – në fazën e përfundimit të një baze të dhënash, para vënies në punë të saj është i domosdoshme testimi. Me anë të tij mund të gjejmë gabime të mundshme apo të shohim nëse ka diçka që nuk shkon më të.

Në këtë mënyrë është më e lehtë të bëhen rregullimet dhe ndryshimet e duhura. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>