Glassdoor, uebfaqja që mbledh informacione mbi vendet e punës, ka publikuar një listë me Top 50 CEO-t më të vlerësuar në botë, bazuar në raportimet e punonjësve. Në vitin 2013, vendin e parë e mbante CEO-ja i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili kishte 99% të aprovimit. Por, këtë vit, ai nuk është më në vend të parë, edhe pse nuk është larguar nga dhjetëshja e më të mirëve.
Ndërkohë, Marissa Mayer është e vetmja femër në Top 50, e renditur në vend të 14-të.
Kjo është lista e Top 10 CEO-ve më të vlerësuar sipas statistikave të Glassdoor:
1. Jeff Weiner — LinkedIn (100% të aprovimit)
2. Paul Jacobs* — Qualcomm (95%)
4. Mark Zuckerberg — Facebook (93%)
6. Marc Benioff — Salesforce.com (93%)
7. Jerry Kennelly — Riverbed Technology (93%)
10. Frank D’Souza — Cognizant Technology Solutions (90%) (CIO Albanian)