Aplikacione

1 nga 6 Mac përdor Mac OS X Lion

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
1 nga 6 Mac përdor Mac OS X Lion

Sipas ndërmarrjes Net Applications, një në gjashtë përdorues të Macut ka sistemin e fundit të ndërmarjes Apple.

Sipas Net Applications, Mac OS X 10.7, i njohur ndryshe edhe si Lion, gjatë muajit të fundit është përdorur vetëm 1% nga të gjithë përdoruesit që janë kyçur në internet.

Përdorimi i tërësishëm i Mac OS X ishte 6%, tha Net Applications.

Apple lëshoi Lion më 20 korrik në dyqanin e aplikacioneve për Mac, ku vetëm përditësimi për të kaluar në versionin e fundit kushtonte 29.99 dollarë. Dy javë më parë, Apple gjithashtu kishte filluar të shiste versionin Lion në USB për 69 dollarë, duke ua lehtësuar punën atyre që nuk kanë një lidhje të mirë në internet.

Përdorimi online i versionit Lion ishte gati sa i Mac OS X 10.5, ose Leopard, i cili ishte lëshuar në tetor 2007. Në fund të gushtit, përdorimi i Leopard në treg ishte 1.2%./cio.al

Lajmet e fundit>