Internet

1 në 4 ofrues cloud-i do të zhduket deri në 2015-n

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
1 në 4 ofrues cloud-i do të zhduket deri në 2015-n

cloud-providerAdaptuesit e cloud-it do të përballen me rreziqe serioze gjatë dy viteve që do të vijnë. Siç vlerësohet nga firma analitike Gartner, ka shumë mundësi që një pjesë e madhe e tyre të blihen nga ofrues të mëdhenj ose të dalin nga biznesi.

Firma kërkimore parashikon një konsolidim të gjerë të tregut të shërbimeve cloud dhe vlerëson se 25% e Top 100 ofruesve të shërbimeve IT nuk do të ekzistojnë më pas vitit 2015. “Një në katër shitës do të zhduken, për shumë arsye të ndryshme – blerje apo falimentim,” tha William Maurer, analist në Gartner. Në rastet më të shumta, ndryshimet pritet të vijnë nga blerjet.

“Ekziston një risk konkret,” tha Maurer, gjate prezantimit të tij në Gartner Data Center Conference. “Jemi në një fazë që edhe blerësit duhet të kenë kujdes me cloud-in,” u shpreh Michael Salvador, i cili ishte gjithashtu pjesëmarrës në konferencë si menaxher i shërbimeve teknike në Belden, kompani që merret me produktet e lidhjes në rrjet.

Ai i këshilloi ofruesve të kenë kujdes dhe të bëjnë kërkimet e tyre sepse asgjë nuk është e sigurt në këtë fushë.

Salvador shtoi se këto shqetësime mund të bëjnë që një pjesë e përdoruesve të kalojnë në cloud-et e mëdha. Në këtë rast, ofruesit e vegjël duhet të ofrojnë çmime më të ulta apo ndonjë garanci shtesë, që nuk ofrohen nga ofruesit e mëdhenj. “Duhet të siguroheni që shërbimet tuaja janë të suksesshme,” tha Maurer.

“Bëni investime, mos i merrni të gjitha paratë për vete, sepse në të kundërt nuk do të keni se si të konkurroni.” Aktualisht, rreth 50% e zgjidhjeve të bazuara në cloud po përballen me “një risk të madh”, ndërsa 33% me një “risk mesatar.”

Vetëm 12% janë shprehur se riskohen shumë pak. Gartner parashikon gjithashtu se deri në fund të këtij viti numri i organizatave që përdorin shërbimet cloud do të arrijë 80%. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>