Aplikacione

1 milionë aplikacione në Twitter

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
1 milionë aplikacione në Twitter

Katalogu i aplikacioneve në Twitter është ngritur për 850 mijë gjatë vitit të fundit duke arritur në shifrën prej 1 milionë aplikacioneve.
“Një aplikacion i ri regjistrohet çdo 1.5 sekonda, duke nxitur rritje ne ekosistemin e Twitter,” shkruan në bllogun e kompanisë.Rritja e aplikacioneve në Twitter është një shenjë që mundësitë ekzistojnë për zhvillues të jashtëm me ide të dobishme për vegla që ndihmojnë përdoruesit, publikuesit dhe reklamuesit, vazhdon deklarata e kompanisë.
Zhvilluesit e Twitter, të cilët janë rreth 750 mijë anë e mbanë botës, kanë joshur më shumë se 500 milionë dollarë investime që nga dhjetori i vitit të kaluar. Po gjatë kësaj periudhe, kompanitë e mëdha kanë shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për të blerë kompani zhvilluese për Twitter.
“Ky nivel i investimeve është një indikacion që zhvilluesit dhe ndërmarrësit mund të ndërtojnë biznese të suksesshme si pjesë të platformës Twitter,” deklarojnë nga Twitter.
Marrëdhëniet e Twitter me zhvilluesit ishin acaruar në 18 muajt e fundit, kur shërbimi mikrobllogues filloi të ofroj shërbime si shpërndarja e imazheve dhe aplikacionet mobile. Kompanitë zhvilluese që ofronin këto shërbime u ankuan pasi aplikacionet e tyre ishin bërë tepricë tani.
Së bashku me lajmin për 1 milionë përdorues, Twitter prezantoi edhe uebfaqen e ridizajnuar për zhvilluesit e aplikacioneve të cilën e përshkruan si “më e përshtatshme për komunikim.”

Lajmet e fundit>